Presidenti Ilir Meta ka qenë dje në shtëpinë e artistit të njohur Sali Shijaku, ku siç thotë ka kaluar një mbrëmje mbresëlënëse. Meta shkruan se ka biseduar me Sali Shijakun rreth natës së 7 tetorit 1942, dhe në veçanti për trimërinë e Vojo Kushit që tmerroi okupatorët.
“Një mbrëmje mbresëlënëse në shtëpinë e Nderit të Kombit, artistit tonë të mirënjohur, ikonë e artit pamor shqiptar, Sali Shijaku, në Kodrën e Kuqe ku është derdhur shumë gjak për çlirimin e Tiranës dhe gjithë Shqipërisë.
Si dëshmitar i gjallë i betejës së lavdishme të Kodrës së Kuqe, ku ranë heroikisht Vojo Kushi, Xhoxhi Martini e Sadik Stavileci, piktori ynë i madh krijoi një kryevepër që sjell përherë të freskët e të paharruar në memorien kombëtare këtë ngjarje të rëndësishme të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare.
Biseduam gjatë rreth asaj nate të 7 tetorit 1942 e në veçanti për trimërinë e Vojo Kushit që tmerroi okupatorët, të skalitur në memorien e Sali Shijakut e popullit të Tiranës, për të qenë përherë frymëzuese në betejat kundër armiqve të çdo epoke të Shqipërisë.
Mbi oxhakun e shtëpisë së tij qëndron madhështore edhe një tjetër kryevepër e punuar nga vetë Sali Shijaku, Heroi i Lirisë Kombëtare, Mic Sokoli. I urova jetë të gjatë dhe krijimtari të re”, shkruan Meta.
Ky eshte komplet, po komplet fare rrote kari
Komplet idiot.
Dhe ky si Xhemiles i kishte ngel mendja tek groshet
ketij hund derrrit tek vojo kushi
presidenti eshte shume keq
ky do vrasin vehten shpejt
nuk i dorzohet drejtesis eshte malok skrapari
Hajduti i floririt, tani në ditë të keqe, kërkon të përvetësojë diçka edhe nga lavdia e heroit legjendar Vojo Kushi.
Nje i cmendur leviz verdalle jashte vemendjes mjekesore.
Ju lutemi nese e shihni lajmeroni numrat e emergjences kombetare…. Flm
TE ESHTE BERE VOJUA SI LEGJENDA E KALASE SE SHKODRES.KODRA E KUQE NE TIRANE ,NUKE ESHTE ME E PAKET SE SA MALI I TOMORRIT , PERSA I PERKET INTERESIT.NDERSA KODRA E KUQE FLETE PER MORALIN E IDEALINE ATYRE QE DHANE JETEN PER LIRINE QE TI GEZON SOTE.
BEJE VIZITEN DITEN E CLIRIMIT ME 29 NENTORE TE VITIT 1944.APO TA KA NDRYSHUAR SALIU DATEN E CLIRIMIT ,SEPSE NGA TROPOJA E SHKODRA USHTARI I FUNDIT KISHTE IKUR ME DT 2 – 12- 1944.