I dha fitoren Bashës në tavolinë kundër Ramës, habit Ristani: Në ka një gjë që kam bërë në KQZ dhe do kisha dashur të kujtohej, është numërimi live më 2011

5 Nëntor 2020, 08:58Politika TEMA

Arben Ristani ka kujtuar kohën kur drejtonte KQZ-në në zgjedhjet e 2011, kur Lulzim Basha fitoi përballë Edi Ramës Bashkinë e Tiranës.

Ristani tha në “Real Story” në News24 se nëse ka një gjë për të cilën do donte të kujtohej është mënyra e numërimit të votave, transparenca.

“Në ka një gjë që kam bërë në KQZ dhe do kisha dashur të kujtohej është që kur kam qenë kryetar i KQZ-së shqiptarët kanë numëruar votat nga shtëpia.

As nuk ka ndodhur më para dhe as nuk ka për të ndodhur. Në zgjedhjet e 2011 shqiptarët i kanë numëruar votat nga shtëpia.

Në ka një gjë për të cilën dua të kujtohem është kjo. Ishte mundësia e krijuar nga KQZ-ja për të ndjekur rezultatet, transparencë.

Kam pasur një fat që për shkak të një programi të USAID-it kam pasur një këshilltare amerikane që më rrinte aty e cila në mënyrë të përsëritur më thoshte që komisionet kur rezultatet janë kaq ngushtë, konsiderohen të mbijetuar.

Vota në kuti të gabuar ka qenë dhe më përpara, është diskutuar dhe më përpara, por në 2 raste më përpara kishte pasur 25 mijë vota diferencë dhe nuk ia vlente të hyje për të rinumëruar votat.

Në diferencat e ngushta hapet loja dhe vë sistemin në provë. Trajtimi për votën në kuti të gabuar pas atij rasti është futur në ligj. Hap dhe precedencë ligjore.

Ligjërisht që KQZ të bëjë një veprim të tillë nuk vepron me iniciativë, vepron me ankim”, deklaroi Ristani.

9 komente në “I dha fitoren Bashës në tavolinë kundër Ramës, habit Ristani: Në ka një gjë që kam bërë në KQZ dhe do kisha dashur të kujtohej, është numërimi live më 2011”

  1. ⚖️⚖️⚖️⚖️⚖️ says:

    MASKARA!!??

  2. Hajredini says:

    Na more më qafê me Bashën , o pijanec .
    Kushedi sa më mirë do të ishte Tirana sot, pa ato vite të humbura me Bash gjumash -gjysmakun .
    Do të mbash tërë jetë këtë padrejtësi, hajdutëri,dëm të madh dhe krim që ke bërë .
    Shpresoj ta aguash nji ditë , në këtë jetë se në tjetrën besoj në xhenem do të vesh .

  3. NjeQytetarOptimist says:

    E degjove Lulke I ke borxh dicka ta permendi keshtu qe do favorin mbrapa ai .. Ahhhh pjanec, pjanec qe ja hodhe integritetin nje institucjoni perdhe dhe mezi po rekuperohet. Shaju sa te duash juve klysha qeni ngelni skeni cipe me..

  4. Mihali says:

    Per ate qe bere ne ate kohe do te kujtohet si njlla me e zeze qe Ju dhe mundesin numurusve te numuronin edhe tullat e me te cilantro ishin Thayer Kunitz per tu mbushur..Manipulimi jot u pa live ne te gjithe voten.Tani mburesh per ate poshtersi per te cilen u fute ne PD si secretary ipergjithshem.Per ate qe bere more poste ne PD.

  5. Duri says:

    Prandaj do të humbë përsëri zgjedhjet PD-ja
    se ka njerëz të pandershëm si ti .

  6. Vjola says:

    Kriminel , Lapangjoz .

  7. Arbërori says:

    Dmth ky rakixhiu mburret haptazi për vjedhjen zgjedhore të shekullit. Bukur fort! Po SPAK-u çfarë bën?

  8. pjeter says:

    Ik or pianik i dreqit se e dime te gjithe si veprove.Na çate trapin per muaj te tere me spote tv,qe po u gabuan skedat ,do te dalin te pa vleshme,tamam,gjith skedat e pshurrura ne fund i zorret te mira,normale qe zotrote e ndien veten krenar,sharlatani Ristani ka bes sharlatani,i qendroi besnik Saliut dhe preu ne bese shqiptaret.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje