DEBATET/ Analisti: Rama imiton Trump-in, ndërhyn Spiropali: Ka qenë i tillë përpara Trump-it

5 Nëntor 2020, 08:36Politika TEMA

Në të gjitha ekranet shqiptare zgjedhjet elektorale të Amerikës janë në qendër të vëmendjes.

Kjo temë u diskutua mbreme dhe në ‘open’, aty ku ka pasur një “fërkim” mes analistit Pallaska dhe ministres Spiropali.

Pallaska tha se është qesharake që Rama dhe Kurti të poziconohen kundër Tump pasi ata e imitojnë atë në sjellje, veprime dhe komunikim.

“Mua më duket qesharake, pasi Rama dhe Kurti e imitojnë Trump-in. Këtu kemi si shembull populizmin e shfrenuar”.

Menjëherë ka ndërhyrë Elisa Spiropali e cila tha se Rama ka qenë i tillë para Trump.

“Nuk mund të thuash se Rama imiton. Rama ka qenë I tillë para se të kandidonte Trump për president. Në qoftë se flasim për populizmin Rama është që në vitet 2000 kur u zgjodh kryetar i bashkisë Tiranë”- tha Spiropali.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje