Qipro: Shtetrrethim në të gjithë ishullin pas rritjes së rasteve me COVID-19

5 Nëntor 2020, 10:45Bota TEMA

Republika e Qipros do të vendosë duke nisur nga sot një shtetrrethim në të gjithë territorin në përpjekje për t’i bërë ballë një rritjeje të konsiderueshme të rasteve me COVID-19.

Ky shtetrrethim nga ora 23:00 deri në orën 05:00, i vendosur fillimisht në qytetet portuale të Limasol dhe Pafos, do të shtrihet në të gjithë territorin, njoftuan autoritetet.

Baret, restorantet dhe kafenetë do të duhet të mbyllen në orën lokale 23:00. Këto masa do të mbeten në fuqi deri më 30 nëntor.

Rreth 166 raste u regjistruan në Republikën e Qipros, vend me rreth 900 000 banorë dhe anëtare e Bashkimit Europian. Në total 5 100 raste janë regjistruar që prej marsit, 26 prej të cilëve të vdekur.

Dy e treta e 5 100 rasteve në total janë regjistruar në fillim të tetorit me një treshifror çdo ditë. Që prej mesit të tetorit mbajtja e maskës është bërë e detyrueshme në hapësirat e mbyllura.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje