Nga Ilir Beqja
Qeveria ka sjellë për diksutim e miratim projektbuxhetin e vitit 2021.
Ky është në fakt buxheti i 8 rresht që Edi Rama prezanton si kryeministër.
Pashmangshmërisht është edhe buxheti i rindërtimit të tërmetit të 26 nëntorit 2019.
Është edhe buxheti i zbutjes së efekteve të rënda të pandemisë në jetën ekonomike e shoqërore
të vendit.
Duke qënë edhe buxheti i vitit të tetë po përpiqem të bëj një krahasim midis 8 viteve 2005 – 2013
dhe 2013 – 2021.
E kam bërë fillimisht me vehte këtë ushtrim për të qënë, më së pari, vetë i bindur pse PS dhe Edi
Rama duhet të kërkojnë një mandat të tretë.
Tek të ardhurat, 8 vitet e PS dhe Edi Ramës janë dominuar nga zëvendësimi i taksës së sheshtë
me taksën e ndershme progresive. Më shumë taksa për kompanitë e mëdha, më pak taksa për
individët dhe biznesin e vogël.
Meqë shumica dërrmuese e analistëve, opinionistëve etj, etj thonë se Edi Ramën e komandojnë
oligarkët, ja sa sa taksa ka paguar biznesi i madh.
148 miliardë lekë në 8 vitet e PD-së dhe 249 miliardë lekë në 8 vitet e PS-së. 68 % më shumë.
Në 8 vitet e PD-së biznesi i vogël ka paguar 19 miliardë lekë taksa, në 8 vitet e PS-së ka paguar 6
miliardë lekë taksa. 3 herë më pak.
Në 8 vitet e PD-së janë paguar 841 miliardë lekë tatim mbi vlerën e shtuar, ndërsa në 8 vitet e
PS-së janë paguar 1,058 miliardë lekë. 25 % më shumë.

Përmbledhtazi:
• Biznesi i madh 68 % më shumë.
• Biznesi i vogël 3 herë më pak.
• Individët 49 % më shumë.
• Konsumatorët 25 % më shumë.
Le të shohim shpenzimet.
Transferta të drejtëpërdrejta në buxhetet familjare :
• Paga
• Pensione e përfitime të tjera
• Ndihmë Ekonomike
• Pagesë për aftësi të kufizuar
• Pagesë papunësie
• Kompensim për ish të përndjekur politikë
Në 8 vitet e PD-së janë paguar 1,269 miliardë lekë, ndrësa në 8 vitet e PS-së janë paguar 1,760
miliardë lekë. 39 % më shumë.

Përmbledhtazi:
• Transferta në buxhetet familjare 39 % më shumë.
• Financime për qeverisjen vendore 69 % më shumë.
• Investime publike 11 % më shumë.
• Shpenzime për interesat e borxhit 4 % më shumë.
A kemi të drejtë ne, socialistët, të kërkojmë një mandat të tretë? Unë them se po. Por fjala ime
është subjektive.
Interesa
Të dhënat dhe grafikët që ju tregova janë objektive. Flasin vetë.
Prandaj buxheti i vitit 2021 është buxheti mbylljes së mandatit të dytë dhe i fillimit të mandatit
të tretë.
ky eshte brezi i lulzim bashes qe jane te kompletum dhe ju kane mare hajdutet e partive a ‘mendojme qe qeverite nuk mendojne shume per cka kane korrur ne te vertet ne punsimin e tyre ligjore ‘ a mendojme qe ndarja e stafit qe kane punu dhe hajdutet neper shtepite te mbullura dhe familjaret nuk hyne ne vendin e tyre qe jane te kompletum cdo buxhet ka nje vlere qe ne te vertet duhet te kuptojme shume se cfar rezultatet dalin si staf i perrpjedhur cdo familje ka nje ngarkese ngordhje . cdo bashki ka nje ngarkese per te ardhurat e tyre mendushme ‘ a keni mendu qe tarifat jane te larta per xhepat e familjeve .mendojme qe kush ka mend ka koke dhe koke qe nuk mendojme shume per tarifat njerzor ,per gjerat te metejshme ku behet fjala vjedhje ne qytetet po ne fashatra . dora ne qafe e guri ne trajse cdo buxhet varet neper bashkite .
Doli ky mamuthi i korrupsionit prap. Me aq miliona sa ka vjedhur ky mban jo meron po dhe trecerekun e gazetave me pare. Te shofim po spaku deri tani po na del si spiropalja.
Shumë e saktë kjo analizë. Poooooorrrrr, në fushatë kjo duhet bërë e kuptushme për votuesit. Mos e mbani mendjen tek militantët. Ata e kanë stakuar trurin ne favor të partisë. E rëndësishme është të bëhen të qartë ata që nuk i besojnë symbyllur partive. Ky është hambari i vërtetë demokratik i një partie. Ky është mësimi që vjen nga zgjedhjet e 2017-tës.