Pas lajmeve se presidenti Trump po humb zgjedhjet qartazi në disa prej shteteve ku ishte fitues ditën e parë, Bilushi i Metës ka bërë publike letrën që Meta i ka dërguar presidentit Trump në mbështetje të tij:
“I dashur presidenti Trump!
Po ndjek me shqetësim dhe ankth zgjedhjet në SHBA, ku soroistët dhe komunistët, në bashkëpunim me Kinën, po përpiqen të përmbysin rendin demokratik në SHBA dhe të vendosin komunizmin.
Kam parë i shqetësuar manipulimin e votave dhe hiletë e organizuara, që janë të njëjta me ato në Shqipëri.
E keqja është një dhe vetëm një: Sorosi.
Fakti që vjedhja e votave ngjan me Shqipërinë, tregon se është e njëjta dorë, i njëjti mekanizëm dhe i njëjti vullnet për të shkatërruar zgjedhjet e lira.
Vura se dhe vetë OSBE kishte dërguar aty vëzhgues Ditmir Bushatin, që ka bashkëpunuar me bandat e Shkodrës në zgjedhjet e fundit, referuar ish- presidentit Berisha, një adhuresi yt i zjarrtë, që nuk gënjen kurrë.
Ditmiri është i shkolluar nga Sorosi dhe agjent i tij.
Ai i shpalli zgjedhjet të lira dhe demokratike, duke mos shkuar fare në qendra votimi.
Këtu në Shqipëri ka nisur menjëherë revanshi.
Bulevardit “Trump” në Kamëz City, i hoqën emrin dhe ja vunë “Joe Biden”.
Shoqata e Trumpit, një forum nga më intelektualët në Shqipëri, po persekutohet dhe anëtarët po fyhen dhe denigrohen sikur gjoja janë budallenj.
Një gazetar televizioni, që është dhe miku im, u përpoq të të mbronte në një debat televiziv, por e etiketuan si idiot dhe pati konsensus popllor.
Kjo do të thotë që Sorosi ka indoktrinuar gjithë botën kundër teje.
Unë per vete jam betuar që dhe një votë sikur të vidhet, dhe atë do ta gjejmë patjetër, nuk i njoh zgjedhjet, po nuk i fituam ne.
Kështu duhet të bësh dhe ti.
Nuk ka rëndësi ligji apo rregullat.
Presidenti është mbi gjithçka dhe duhet ta tregojë veten.
Për t’u treguar dhëmbët soroistëve këtu, unë shkova sot në Mallakastër në një zonë heroike të njohur për trimëri për t’u treguar se kjo punë mbaron me pushkë.
O sot o kurrë. Mos na lë në dorë të Sorosit.”
@Tra(m)p & Lilo
me gjith Bilo
.
Doni ndihmë
ua jap unë
Ben Ristani
ësht’ pa punë.
Sjell mes jush
mesazh të paqes
mbush kutitë
nga klub’ i lagjes.
Iku Trampi
duke qarë
por, tërheqtë
këmbën zvarrë
se sistemi
Amerikan
ka Sali
po s’ka Ristan.
“Ke ngatërruar” Mallakastrën me Skraparin o Mero djali.??
Tani e ke vendin ne burg Ilir Meta
Bilushi i Metes ?…
S’e keni par’…
S’eshte bilush-
Eshte nje car…
Pyesni Anilen:
” Dy metra djal’ “…