Joe Biden është më pranë presidencës amerikane sesa Donald Trump, kur kanë mbetur dhe pak fletëvotimi për t’u numëruar.
Megjithatë, është ende herët për të folur për fitues, pasi rezultati është tepër i ngushtë. Kandidati demokrat kryeson në 4 nga 5 shtetet e rëndësishme të mbetura, në Xhorxha, Pensilvani, Nevada dhe Arizona. Trump ka shpresë për kthim të rezultatit në Xhorxha, pasi autoritetet pohuan se do të ketë rinumërim të votave për shkak të diferencës së ngushtë.
Brad Raffensperger, Sekretari i Shtetit në Xhorxha, tha: “Me një diferencë kaq të vogël, do të ketë një rinumërim në Xhorxha. Interesi për zgjedhjet tona padyshim që shkon përtej kufijve të Xhorxhas. Rezultati përfundimtar në Xhorxha në këtë pikë ka implikime të mëdha për të gjithë vendin”.
Biden ka të konfirmuara paraprakisht 253 vota elektorale nga 270 që i duhen për t’u shpallur fitues. Me këtë situate, i mjafton vetëm shteti i Pensilvanisë, që ka 20 zgjedhës të mëdhenj, për të mposhtur presidentin në detyrë.
Kandidati demokrat shprehet i sigurtë në fitore dhe po përgatitet që ta shpallë atë. CNN raporton se aviacioni amerikan ka mbyllur hapësirën ajrore përreth banesës së Biden në Uillmington të Delauer. Gjithashtu, janë pezulluar përkohësisht fluturimet mbi qendrën “Chase”, ku parashikohet që 78-vjeçari të mbajë fjalimin e fitores.
Nga ana tjetër, Trump pretendon se akoma nuk ka përfunduar gjithçka. Ekipi i fushatës së tij thotë se Presidenti do të rizgjidhet pasi rezultatet në shtetet e mbetura nuk janë përfundimtare. Një koment për procesin zgjedhor pati edhe vetë Trump, i cili me anë të Twitter-it mbështeti tezën që Gjykata e Lartë ka shkelur Kushtetutën duke lejuar numërimin e votave të mbërritura pas ditës së zgjedhjeve.
Ai la tëkuptohet se shpreson që ato të konsiderohen të pavlefshme nga Gjykata Supreme. Gjatë këtyre ditëve, presidenti në detyrë ka lëshuar vazhdimisht akuza për vjedhje të votave. Kjo ka shtuar zemërimin mes mbështetësve të tij, të cilët kanë shtuar numrin e protestave në Shtetet e Bashkuara.
Nje pretendim qe duket pa baze mbeshtetje ligjore. Vota me poste duhet te pranohet dhe numrohet nese ajo eshte pranuar ne menyre te dokumentuar nga sherbimi postar brenda kufijve ligjor te periudhes kohore te vendosur nga cdo shtet per votat me poste. Kjo ka rendesi, nuk ka rendesi pastaj se kur mbrrin ne qendren e votimit per t’u numruar, rendesi ka kur eshte dokumentuar dhe pranuar nga sherbimi postar.
Ironia qendron ne faktin, se para zgjedhjeve Tramp kerkonte te shpalleshin te pavlefshme votat qe dorzoheshin nga sherbimi postar pas dates 3 Nendor edhe pse ato ishin nisur ligjerisht te dokumentuara para dates se zgjedhjeve. Por ai qellimisht le ne harrese faktin se edhe votat qe hidhen ne daten e zgjedhjeve 3 Nendor mund te numrohen deri ne daten e vendosur si kufi numerimi, kufi qe eshte i ndryshem per shtete te ndryshem. Per konkretizim, Nevada, pershembull, kufirin e numrimit e ka deri ne daten 12 Nentor. Tani, sic thash me larte, per ironi Tramp po kerkon qe ne Xhorxhia, (ku rezultati eshte shume i ngushte) te numerohen edhe votat qe jane nisur nga ushtaraket me pare se data 3 Nentor dhe kane mbrritur me vonese, kerkese kjo me se e drejte. Pra, ate qe para zgjedhjeve e quante te jashteligjeshme, tani qe po humbet votat ne Xhorxhia dhe Pensilvani kerkon ta vleresoj si te ligjshme. Thuhet se kane humbur nje mase e madhe votash, por kush ishte i interesuar per vonesen e tyre, ai qe i quante te jashteligjshme kohe me pare se te zhvilloheshi zgjedhjet, apo kundershtari qe as merret dhe e ze ne goje kete fakt? Kuptohet, sic do bente edhe Tramp po te shkonte qartesisht trendi i votave drejt fitores se tij. I ze ne goje thjesht se duke po humbet.
Nderi i ketij vendi te madh dhe te mrekullueshem e do qe te dy kandidatet te presin me durim rezultatin e numrimit dhe me pas, ashtu sic ka qene tradite ne cdo zgjedhje, i humburi, kushdoqofte, me plot dinjitet te uroje fituesin dhe te bashkohet me te per sherbim ndaj atdheut.