Bill Gates uron Biden për fitoren: Pres të marrë nën kontroll pandeminë

8 Nëntor 2020, 13:31Bota TEMA

Bashkëthemeluesi i Microsoft-it Bill Gates ka uruar Joe Biden dhe Kamala Harris-in për fitoren në zgjedhjet presidenciale në SHBA.

“Urime Presidentit të Zgjedhur Biden dhe Zv.Presidentes së Zgjedhur Harris. Faleminderit zyrtarëve të zgjedhjeve dhe punonjësve të fushatës të cilët punuan pa u lodhur për t’u siguruar që një numër rekord i amerikanëve mund të hidhnin votën e tyre dhe të numërohej në një kohë kaq sfiduese për vendin tonë.” – shkruan Gates.

Më pas ai shton se pret nga presidenti i ardhshëm Biden, që të marrë nën kontroll pandeminë Covid-19.

“Mezi pres që të punoj me administratën e re dhe udhëheqësit e të dy palëve në Kongres për marrjen nën kontroll të pandemisë së furishme, angazhimin e partnerëve në të gjithë botën për çështje si varfëria dhe ndryshimi i klimës dhe adresimin e çështjeve të pabarazisë dhe mundësive në shtëpi”- shton ai.

Kujtojmë se Gates ka qenë në mosmarrëveshje me presidentin aktual Donald Trump lidhur me menaxhimin e pandemisë nga administrata e tij.

Në maj, Gates i tha “The Wall Street Journal” se ai e kishte paralajmëruar presidentin Trump që në dhjetor të vitit 2016 për rreziqet e një pandemie në vend, duke u kërkuar të gjithë kandidatëve ta bëjnë atë një përparësi kombëtare.

“Do të doja të kisha bërë më shumë për të tërhequr vëmendjen ndaj rrezikut”, tha asokohe Gates.

3 komente në “Bill Gates uron Biden për fitoren: Pres të marrë nën kontroll pandeminë”

  1. USA tomorrow says:

    Ska pandemi me nese Biden shkon ne White House se per kete pune u hodh corona e vdiqen miliona…per nje karrike mbi vuajtje e kufoma…o qorr fytyre corone!!!

  2. american16al says:

    KY vampir I etur per pushtet dhe para bene lojen e budallait. Keto fytyra te shumtuara si shpirt I I tyre duhen taksuar 90% te pasuri se dhe fitimeve qe ta ndjejne dhimbjen e njerezve ne socializem dhe totalitarizem.

  3. Gjergji says:

    Menaxheri i viruseve dhe vaksinave ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje