Nga Pëllumb Kulla
Lamtumirë Koço, o buzëgazi im!
Më ike o artist i mrekullueshëm, o pjesë e jetës sime, o pus i pashterrur i humorit, o fantazi-bukuri i pamatë.
Të mori edhe ty kjo kosë e mallkuar e këtyre kohërave…
Këtu ku jam nuk është gdhirë ende, kur Xhuljeta më shkundi dhe më goditi me kobin tënd…
Tërë këto ditë na ke mbajtur ndezur shqetësimet tona…
Bisedat e fundit me ty në spital, pastaj kur ti heshte, bisedat me Agron Llakajn, Filipin, Mitron, Bert Mingën, Mevlanin, Petrit Rukën, Bombajn…
Po qaj, si asnjëherë…
Na kanë ikur, si ike ti sot, dhjetëra e dhjetëra shokë, artistë me vlera të skenës dhe ekranit, jam pikëlluar shumë edhe për ta, por lotët e nxehta për, ty mbase në një unitet me të qeshurat që më ke ndjellë, qënkan më të kollajtë e më të paprerë.
Ky është vetëm reagimi i parë, o i bukuri im, se unë pas pakë, që sot, do të nis të qesh përsëri, se kështu duhen përcjellë artistët e vërtetë të humorit, ata, që si ti, lindin njëherë në 100 vjet dhe lenë aq kujtime, sa nuk harrohen kurrë dhe sillen ndërmend në biseda dyshe e në grupe, me fytyrat e ndritura nga dielli yt.
Si për ironi të fatit, erdhe dhe ike në data që të dhanë aq shumë lëndë dhe frymëzim.
Erdhe e ike në nëntor…
Së pari më 28 dhe së dyti më 8 të këtij muaji…
Rrugë të mbarë, rrugë të ndritur në kujtimet tona, o Koço Devole!
Shumë e Vêrtetë !! Humoristët dhe Aktorët si KOÇO DEVOLE i Ndjerë , Lindin njëherë në 10 MIJË VJET !! I NDRIFSHIN KOCKAT KOLLOSIT dhe LEGJENDËS KOÇO DEVOLE ??? !! NGUSHËLLIME gjithë FAMILJES së tij dhe SHOQËRISË !!! RIP IKONA e HUMORIT ??????
Ja historia e tre prifterinjve budiste kineze. Kishte tre prifterinj qe shkonin qytet me qytet dhe vendoseshin ne mes te tregut dhe fillonin te qeshnin me te madhe. Pa aresye. Vetem qesh pa fund. Nga mengjesi deri ne darke. Njerezit mblidheshin dhe fillonin te qeshnin me ta. Ky ishte predikimi i tyre. Asnje fjale, vetem qeshje me te madhe, gjithe diten. I pyesnin: si e kishin emrin por ata nuk pergjigjeshin. Dhe keshtu keta tre prifterinj budiste njiheshin me emrin ‘tre prifternite qe qeshin’. Vitet kaluan dhe prifterinjte u plaken. Por ata perseri qeshnin. Nje dite ne nje fshat njeri nga prifterinje vdes. Dy te tjeret vazhdojne te qeshin ne prani te trupit te mikut te tyre qe kish vdekur. Njerezit i pyesnin: Perse qeshni? Nuk ju vjen keq qe shoku juaj vdiq? Prifterinjte pergjigjeshin: Qeshim se ky na mundi te dyve. Perse? Sepse kishim vene bast se kush do vdiste i pari nga ne fitonte dhe ai fitonte bastin, dhe na mundi te dyve. Me se fundmi dy miqte duhet te benin ceremonine e fundit per shokun e tyre. Trupi duhej djegur ne turre te druve. Para se njerezit apo priftin e vdekur t’ju digjnin trupat, zakoni budists ishte t’ju nderroheshin rrobat. Por miqte e vet nuk ja kishin ndrruar rrobat. Njerezit filluan ti pyesin se perse nuk ja kishin ndruarr rrobat. Ky keto vishte edhe kur ishte gjalle – ju thane? Zakoni e donte qe rrobat te ndroheshin dhe te visheshin rroba te reja. Por prifti qe vdiq kish lene nje amanet. – Mos me ndroni rrobat sepse une jam lare cdo dite dhe nuk kam asnje papasterti, asnje pluhur ne trup. Dhe keshtu bene. E hodhen ne turren e druve, pa ndrruar rrobat. Por, prifti qe vdiq kishte bere rrengun e fundit. I kishte mbushur xhepat me fishekzjare. Dhe sapo e hodhen ne turren e zjarrit fishekzaret fillkuan te shperthenin. Te gjithe filluan te qeshin me te madhe. Edhe dy miqte e tij prifterinj ja dhane te qeshurit me te madhe. Perse qeshni ju thane njerezit? Ju sot, te pakten, duhet te qanit per humbjen e shokut tuaj? Po qeshim sepse na mundi per here te dyte me fishekzjaret. Mesimi sipas Budizmit: Mos e merrni jeten shume seriozisht. Serioziteti eshte semudje e shpirtit dhe gezimi eshte shendeti me i mire. Pra, qeshni o njerez per vdekjen e Kocos. Sepse gjithe jeten ai qeshi dhe na beri per te qeshur. Qarja nuk i sherben askujt. Pushofsh ne paqe Koco Devole! Faleminderit qe na bere per te qeshur ne kohen e komunizmit ku gjithcka ishte per te qare. Por edhe ne kohen e demokracise, ku gjithcka ne keto 30 vjet eshte per te qare. Hahahhaha qeshni o njerez per Kocon qe na beri te qeshim!
Shumë e Vërtetë I Dashur Pëllumb Kulla !!! Humoristët dhe Aktorët si KOÇO DEVOLE i Ndjerë , Lindin njëherë në 10 MIJË VJET !! I NDRIFSHIN KOCKAT KOLLOSIT dhe LEGJENDËS KOÇO DEVOLE ??? !! NGUSHËLLIME gjithë FAMILJES së tij dhe SHOQËRISË !!! RIP ?? IKONA e HUMORIT ??????????????????????
R.I.P. Iku nje gjeni i paperseritshem. Per ate qe dha ne artin dhe kulturen shqiptare ne vite, per Koço Devolen mund te shkruhej si epitaf : ” Mos qani pse nuk jam me, qeshni se dikur kam qene mes jush”.