OBSH vlerëson mutacionin e Covid-19: Studim nëse virusi i ndryshuar do ndikojë tek vaksina

8 Nëntor 2020, 20:45Bota TEMA

Organizata Botërore e Shëndetësisë deklaroi se do të shqyrtojë masa të biosigurisë në të gjithë botën, pasi autoritetet daneze zbuluan një formë të mutacionit të koronavirusit, në fermat e vizonëve.   Zbulimi i virusit të ndryshuar genetikisht tek vizonët ngriti pikëpyetje për efektshmërinë e vaksinës së ardhshme.

Kryeministrja daneze, Mette  Frederiksen, tha më herët gjatë javës se qeveria planifikon të therrë të gjithë popullsinë e vizonëve  prej 15 milionë, për të ulur rezikun e ritransmetimit të virusit të ri tek  njerëzit.  Ajo tha se situate është shumë serioze dhe se virusi i ndryshuar genetikisht mund të ketë pasoja botërore.  Maria van Kerkhove, rkeu i em ergjencave i OBSH,  tha se ka kohë që po vëzshgohet qarkullimi i virusit nga njerëzit tek kafshët dhe anasjelltas.

“Këto ndryshime genetike, nëse janë identifikuar tek vizonët apo tek njerëzit, duhet të rivlerësohen për shkak se këto nënkuptojnë që virusi sillet ndryshe”- tha ajo.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje