Tani një shkencëtare në SHBA, dikur modele e klipit “Makina e Memories” të Ardit Gjebreas

8 Nëntor 2020, 09:45Sociale TEMA

Larg Shqipërisë dhe botës së televizionit Fatjona Lubonja u bë shkencëtare.

Modelja e klipit të njohur të Ardit Gjebreas “Makina e Memories”, Fatjona Lubonja është një shkencëtare dhe neurologe në SHBA në New Jersey.

Përpos karrierës, kuptojmë se ajo ka ditur të ruajë format perfekte fizike dhe klasin, nëpërmjet pasionit që ka për sportet.

Ajo ka qenë në një lidhje me Skype në emisionin Rudina në Tv Klan ku ka treguar më shumë për jetën e saj.

“Më erdhi shumë për të qeshur sepse unë kam vite pa e dëgjuar “Makina e Memories” më është bërë një memorie dhe për mua.

Shumë njerëz më thonë si ke ndryshuar kaq shumë nga video?

Njerëzit ndryshojnë në jetë dhe kjo është pikërisht ajo që kam studiuar. Unë kam studiuar për Pedagogji Neuro-shkencë, është një studim shumë i rëndësishëm sidomos në Amerikë dhe po përhapet në të gjithë botën sepse ne marrim pedagogji e formojmë dhe e shikojmë se çfarë na studion neuro-shkenca”, tregoi Lubonja.

7 komente në “Tani një shkencëtare në SHBA, dikur modele e klipit “Makina e Memories” të Ardit Gjebreas”

  1. Na myten says:

    Kjo u be shkencetare kurse Ardit Gjebrea u bë shitës skedinash llotarie.

    1. Zaganush says:

      Qaji hallin Arditit ti se i fut ne xhep 30,000 euro cdo muaj.

      1. aaaaa says:

        Ne cdo lagjie te New York gjene nga 1000-2000 si kjo zonja,,prandaj kur flisni per shqiptaret e Amerikes me te permbajtur,sepse eshte objektivi kryesor per cdo familje shqiptaresh ne USA qe ti edukoje femijet deri ne gradat me te larta universitare e pasuniversitare,pamvaresisht sakrificave.Pra si kjo me siper,te cilen e respektoje,ka me mijra e mijra te rinje e te reja shqiptaresh kudo ne USA e Canada,te cilet shquhen per profesionalizem dhe kane respektin maksimal te komunitetit ku jetojne.

  2. Bimi says:

    Po ku eshte shkenctare ??? ka mbaruar nje shkolle te larte dhe kaq .

  3. Nji shqiptare mjaft simpatike ,
    qe ne nji far menyre ,duhet par si nji shembull per shume te rinje sot.
    Pasionet & Hobby ne jeten si adoleshente jane te perkoheshme,
    vetem Profesoni,
    shkolla,
    Diplomimi te mban mbi ujin e Oqeanit.
    Nji femer shqiptare me tipare mjaft Sweet ,,qe do t ‘i uroja cdo te mire ?✔

  4. ? says:

    Kesaj vajzes i lumte, po derisa te behet SHKENCETARE duhet te rrjedhe shume uje.

  5. ANTIKORUPSIONI says:

    Nuk e ve ne dyshim qe zonja te jete vajze e sukseseshme , por shkencetaret o z/znj gazetar, jane tjeter gje! Ne nje kerkim te thjeshte ne Googel, pervecse gjerave dhe fotove qe Fatjona shkruan apo publikon per vete, nuk gjen asgje. Sot t e besh nje master, nuk do te thote qe je shkencetar/e. Sa per dijeni, shkollat shqiptare jane 100 here me te forta ne te gjitha nivelet se sa ketu ne SHBA dhe nuk eshte cudi qe shqiptaret spikasin apo vleresohen edhe kur mbarojne nje kurs 6 mujor per infermier, radiolog, llogaritar apo cdo gje tjeter. Propozoheni per deputete!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje