Grada shkencore Doktor Honoris si indulgjencat ne mesjete…
Nga Përparim Kabo
Te behesh doktor ne fushen e shkencave do te thote te ndertosh nje studim duke sjelle nje materie shkecore qe nuk ka ekzistuar me pare, pra te kesh nje teze tenden, apo nje qasje krejt origjinale dhe te kesh punuar per te dhe te kesh kontribute qe njihen dhe certifikohen nga institucione te linjes shkencore dhe akademike. Kur Doktor Honoris Causa te jepet nga nje institucion i arsimit te larte pra nje Universitet edhe ne kete rast procedurat jane strikte. Senati akademik duhet te shqyrtoje tezen tende dhe te ndertoje oponencen shkencore si dhe ta votoje ate, pastaj te marri vendimin dhe me tej tia propozoje Ministrise se Arsimit dhe Shkences ku eshte titullari qe vendos.
Une personalisht kam mare pjese ne dy raste te tilla. Kur i ndjeri Ibrahim Rugova mori kete vleresim Doktor Honoris Causa nga Universiteti i Tiranes. Ai ishte prezent dhe ne Senatin akademik ne lidhje me nje teze te tij ne gjuhesi dhe gramatiken e gjuhes shqipe referoi akademikia Floresha Dado e cila i beri nje panoirame te gjere dhe te thelle studimeve te zotit Rugova. Rasti i dyte eshte me profesor Andres Gross ish nenpresidenti Keshillit te Europes. Une isha oponenti i tezes se tij mbi : Demokracine Direkte dhe raportet e saj me demokracine perfaqesuese. Zoti Gross kishte studime dhe botime te bollshme dhe te thelluara dhe e referonte kete teze ne shume universitete te botes…Ndaj i akorduam graden shkencore Doctor Honoris Causa.
Tani degjojme qe edhe presidenti Federates se Futbollit Armando Duka merr kete grade shkencore nga Universiteti Sporteve ne Tirane. Por cila eshte teza e tij shkencore, ku eshte botuar, ku eshte vleresuar ku eshte referuar…
Nese vazhdohet keshtu edhe doktoraturat jepen me thes do perfundojne si stemat e dikurshme
Ju lutem mos shisni indulgjenca….Shkenca dhe akademizmi jane sublime…nuk eshte kaq e lehte qe ta marri kushdo, dhe ai qe shet lavatrice apo vaska banje edhe ai qe eshte i shkelur ne mendim dhe ai qe eshte me trup dhe me hije te vogel para atyre qe jane profesore te vertete…
Ndal indulgjencave qe shiteshin ne mesjete me qellim qe te kaloje direkt ne parajse pa shkuar per pastrim ne purgator…Pisllekun te ne ska purgator qe e lane dhe ska parajse qe e pranon….
Neser i vjen rradha like florinit ti jape nje dekorate prej llamarine, per sherbime te shquara ndaj kombit shqiptar ne lufte per manipilimet e ndeshjeve te kategorise siperiore dhe ndonje trukim te kombetares me te rralle.
TURP E FAQE ZEZE TANI EDHE PORTIERET E UNIVERSITETEVE DO TE BEHEN HONORIS…….MENDER
Prof. nuk ke te drejte; praktika ka treguar qe ky lloj titulli – honoris causa, nuk jepet vetem per studime te mirefillta, ku dhe ti paske drejtuar ndonja kandidat; jepet edhe per arritje ne nje fushe te caktuar; dhe ne kete rast, une nuk jam simpatizant i z. A. Duka, por Duka ka drejtuar me sukses per tri mandate nje sektor te caktuar ….
Veç kokën ka rritur për HONORIS
Veç kokën ka rritur për HONORIS….Sa për CAUSE ia jep gjëndja e pasurisë.
Teza shkencore e zotit Duka ashte ashiqare more zotni . Ajo titullohet :- Si u bera miliarder dhe si e shkatrrova futbollin shqiptare.