Vala e dytë e COVID-19 ka vendosur në vështirësi shtete si Italia, Spanja Franca dhe Gjermania, por edhe shtetet e Europës Qendrore po përjetojnë një rritje të të infektuarve.
Në Hungari më shumë se 4,500 persona u infektuan ditën e premte, teksa 24 orë më pas u regjistrua një tjetër rekord negativ, me 5300 raste të infektuarish dhe 107 viktima. Ditën e diel autoritetet hungareze bënë të ditur për 4673 raste të reja dhe 81 humbje jete.
Në Republikën Çeke, janë regjistruar mbi 1 mijë viktima gjatë javës që shkoi, me një mesatare prej 250 infektimesh në ditë, ndërkohë që ditën e martë numri i viktimave në 24 orët shkoi 240.
Edhe në Kroaci është regjistruar një rritje e rasteve të të infektuarve, teksa të dielën u regjistruan 2543 raste. Në Sllovaki ka nisur testimi masiv i popullatës dhe rezultatet priten të dalin këtë të hënë. Fundjavën që shkoi më shumë se 2 të tretat e popullsisë në Sllovaki, morën pjesë në testimin vullnetar, teksa autoritetet vendosën mbi 5000 qendra provizore testimi. Nga rezultati i këtyre testeve, vetëm 1% e qytetarëve sllovakë rezultuan pozitiv me COVID-19.