Babai i Hashim Thaçit: Ka luftuar për kombin shqiptar, do kthehet shumë shpejt faqebardhë

10 Nëntor 2020, 09:21Rajoni TEMA

Haxhi Thaçi, babai i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se i biri i tij qëllim të vetëm ka pasur që të punojë që Kosova të çlirohej.

Në kohën kur po mbahej seanca e parë ndaj Hashim Thaçit në gjyqin e Gjykatës Speciale, Haxhi Thaçi u kontaktua nga mediat në Kosovë, por ka thënë se nuk mund të japë intervistë para kamerës për shkak se ndjehet i rënduar emocionalisht.

Pas kamerës ai ka arritur të shprehet me pak fjalë.

“E di që djali ynë ka pasur ideale dhe ka luftuar për kombin shqiptar. Qëllimi i tij kryesor ka qenë që të jemi të lirë. 

E presim që djali ynë të kthehet shumë shpejt faqebardhë”, ka thënë Haxhi Thaçi në “Klan Kosova”.

6 komente në “Babai i Hashim Thaçit: Ka luftuar për kombin shqiptar, do kthehet shumë shpejt faqebardhë”

  1. Ashtu eshte says:

    E te lumte goja, Bac. Ajo lufte u beri te lire.

  2. Trotski says:

    Faqebardhe do te kthehet se ka luftuar per nje kauze te drejte .Per çlirimin e Kosoves nga Okupatoret Serbe.Ani mire .Le te hapen Letrat te gjitha qysh nga viti 1913 .Te behen me dije vrasjet ,persekutimet,perzeniet e popullsise Autoktone per ne Turqi dhe te vihen ne balance me sjelljen e shqiptareve.Nuk ka nje fakt ne Historine e Ballkanit qe shqiptaret te kene okupuar troje jashte territorit Arbenor.Eshte TURP per Europen “KURVEN E MOTIT” ,qe ka lejuar dhe ndihmuar qe te tjetersohen Trojet Shqiptare.Shqiperia eshte i vetmi vend ne Bote qe kufizohet me Trojet e veta ne te gjithe anet(V-P-J)

  3. Pordhe me rigone.... says:

    Keshtu thoshte edhe baba i Atatürk,edhe pse ki i fundit per “clirimin” e vatan Turkye vrau mese 1,5mln armene…

  4. Kim été says:

    Çuni jot u bë tradhëtar këta 5 vitet e fundit, ndaj e dorrëzuam.

    1. Rina says:

      Ti kimete keto 5 vitet e fundit sun shkon lirshem ne krushevac,te dashnori, prandaj te duket kushtu puna e tradhetise.

  5. Peja says:

    Luftoi per liri per tu shkeputur nga Serbia bravo po tani po na myt erdogani

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje