Në fshatin Thulasendrapuram, Indi, ku lindi dhe u rrit gjyshi nga nëna i Kamala Harris, zëvendës presidentja e zgjedhur e Amerikës, të gjithë banorët janë mbledhur për të festuar fitoren e saj.
Kudo njerëzit kanë ngjitur postera të saj, piktorët në rrugë kanë pikturuar portretin e saj si dhe Sonia Gandhi, kryetarja e partisë kryesore të opozitës në Indi i ka dërguar një letër Harris ku e fton të vizitojë vendin e saj tashmë si një zëvendës presidente e zgjedhur e Amerikës.
Gjithashtu është fotografuar dhe ish-banesa e gjyshit dhe nënës të Kamala Harris, atje ku ajo shkonte herë pas here kur ishte e vogël.
Skenkan keq me njyra,kolorit edhe gjyshja Obames mvngon me plotese tablone…