FOTOT: Çifti miliarder, që mund të shpëtojë botën

10 Nëntor 2020, 10:55Lifestyle TEMA
FOTOT: Çifti miliarder, që mund të shpëtojë

Ugur Sahin dhe Oezlem Tuereci, mund të hyjnë në histori si shpëtuesit e botës.

Dy bashkëshortët me origjinë turke, qendrojnë prapa gjetjes së vaksinës kundër koronavirusit, e cila pretendohet se është 90% efektive.

Por kush janë dy bashkëshortët mjekë?

Mediet kanë hulumtuar për jetën e tyre dhe sjellin disa detaje interesante, të dy bashkëshortëve miliarderë.

I lindur në Turqi, Z. Sahin u rrit në Gjermani, ku prindërit e tij punonin në një fabrikë Fordi.

I trajnuar si mjek, Z. Sahin u bë profesor dhe studiues i përqendruar në imunoterapi.

Ai punoi në spitalet mësimore në Këln dhe qytetin jugperëndimor të Hamburgut, ku u takua me imunologun Oezlem Tuereci, gjatë karrierës së tij të hershme akademike.

Kërkimet mjekësore dhe onkologjia u bënë një pasion i përbashkët.

Zonja Tuereci, vajza e një mjeku turk i cili kishte migruar në Gjermani, tha në një intervistë të hershme, se edhe ditën e dasmës së tyre, të dy ata ishin duke punuar në laborator.

Ata filluan të studionin për tumoret dhe më pas u bënë edhe sipërmarrës.

Jeta si sipërmarrës filloi në 2001 kur ata ngritën Ganymed Farmaceutikë për të zhvilluar antitrupa kundër kancerit, por Z. Sahin – deri në atë kohë një profesor në universitetin e Mainz – kurrë nuk hoqi dorë nga kërkimi dhe mësimdhënia akademike.

Ganynmed u shit në 2016 për 1.4 miliard dollarë.

Zoti Sahin dhe zonja Tuereci bashkë-themeluan BioNTech në 2008, me synimin për të ndjekur një gamë shumë më të gjerë të mjeteve të imunoterapisë nga kanceri.

Fondacioni Bill & Melinda Gates ka investuar 55 milion dollarë në këtë kompani, e cila gjithashtu punon në programet e HIV dhe tuberkulozit.

Kolegët e përshkruajnë Z. Sahin si një njeri të qetë dhe të matur, që shmang kontrollimin e çmimit të aksioneve të kompanisë dhe është më i interesuar të lexojë revista shkencore.

Ai dhe gruaja e tij tani figurojnë në mesin e 100 gjermanëve më të pasur, sipas gazetës gjermane Ëelt am Sonntag, me një pasuri që shkon tek 2 miliard dollarë.

Matthias Kromayer, një anëtar i bordit të firmës MIG AG, fondet e të cilit kanë mbështetur BioNTech, tha:

“Pavarësisht nga arritjet e tij, ai kurrë nuk ndryshoi nga të qenit tepër i përulur dhe i ndjeshëm.’

Ai shtoi se Z. Sahin zakonisht hynte në takime biznesi i veshur me xhinse dhe mbante kaskën e biçikletës me të cilën udhëton dhe çantë shpine.

Matthias Theobald, një profesor tjetër i onkologjisë në universitetin e Mainz, i cili ka punuar me Z. Sahin për 20 vjet, tha:

“Ai është një person shumë modest.

Paraqitjet kanë pak kuptim për të.

Por ai dëshiron të krijojë struktura që e lejojnë atë të realizojë vizionet e tij dhe këtu aspiratat e tij janë larg nga të qenit modeste”.

(TemA)

14 komente në “FOTOT: Çifti miliarder, që mund të shpëtojë botën”

  1. 17nentori says:

    Kerkojeni mire kete pune. Ky Shahini duket qe eshte nga Mallakastra. Gjejeni origjinen dhe cili gjysh ka prejardhje arnauti.

  2. varrmihësi says:

    edhe para vaksinës nuk kan shpëtuare njerzit

  3. Piro says:

    E bukura eshte se ne shqiptaret nuk mesojme nga shembuj te tille te medhenj, por vazhdojme me sloganin “Na la Turqia (para 110 vjetesh) prapa”.
    Nuk shikojme qe Turqia merr pjese ne takimet vjetore te 20 vendeve te industrializuara te botes, me nje industri high-tech te te gjitha degeve, qe nga aviacioni, detaria, prodhimi i automjeteve, raketave, droneve, nendetseve, shtepijakeve e deri ne industrine elektronike.

    1. Historia says:

      Sipas kesaj logjikes tende i bie qe Franca (meqe eshte vend i zhvilluar) nuk i la pas vendet e Afrikes duke i kolonizuar. Eshte fakt qe ne vitin 1912 ne Shqiperi nuk kishte asnje hekurudhe, asnje port modern, asnje industri dhe popullsia ishte e paarsimuar. Ne Stanboll i kishin keto gjera. Mos flasim pastaj per gjera si e drejta e prones, shteti ligjor etj. qe turqin na i kane mesuar mbrapsht.

      1. Piro says:

        Ja tre ndryshime esenciale qe nuk i mbajte parasysh kur bere kete koment.
        Se pari, ne nuk ishim koloni por pjese e asaj perandorije ku shqiptaret me shumice u bene edhe kryeministra te perandorise duke zene cdo pozite te larte, dhe une besoj se duhet ta dish qe popullsia e vendeve afrikane nuk i kishte keto shanse ne Paris ose France.
        Se dyti, shqiptaret perparuan edhe ne shkence brenda asaj perandorije, krahas turqve. Nuk di a te ka rene rasti ndonjehere te degjosh per zbulimin per here te pare ne bote te virusit te terbimit ne vitin 1901 nga Dr. Rifat Frasheri dhe Remlenger dhe a ke degjuar per punimet e rangut boteror te Dr Bilal Golemit sidomos per tularemine ne Stamboll dhe per punimet e tij klasike ne fushen e imunologjise.
        Se treti, kur vendet afrikane dolen nga kolonializmi jetonin vetem ne kasolle balte, kurse shqiptaret kishin nje tradite kulturore te pamohueshme qe nga lashtesia.
        Se treti, kur Shqiperia fitoi pavaresine, Turqia ishte ishte nje vend feudal thuajse pa industri ne kuptimin e vertete.
        Por te lutem ktheu dhe nje here te lexosh se Turqia feudale brenda nje shekulli arriti te futet nder vendet e perparuara industriale te botes.
        C’industri kemi ngritur ne keto tridhjete vjet?

        1. Merjeme Curie. says:

          Mos e kishte qe mbiemrin Pasteur ai doktor Rifat?Turqia nuk eshte bere po e kane bere te fuqishme Fuqite e medha per interesat gjeopolitike dhe sa per dijeni Turqia eshte vendi i dyte ne bote mbas Kines ku prodhohen gjithcka si vend qe e ka krahun e lire te punes.Psh ne Turqi prodhohet Fiat Tipo,Pezho,montohet Toyota,pjese avionash,montohet Tanku Gjerman “Leopard” po kjo nuk do te thote qe Turqia hyn tek vendet e zhvilluara.Ne bursen nderkombetare Lira turke s’egziston fare.Tamam Arkadas?Gule,gule

          1. asnjeansi says:

            Ne Turqi , asgje nuk prodhohet nga keto qe permende ti , madje as biçikleta nuk prodhon Turqia . Te gjitha qe permende , jane filiale te vendeve te zhvilluara evropiane , qe operojne ne Turqi , per te shfrytezuar krahun e lire te punes . A e di ti Merieme sa eshte rroga mesatare e nje puntori ne Turqi : 500$ ne muaj , gati sa ne Shqiperi dhe dy here me pak se ne Greqi dhe 25% me pak se ne Rumani e Bullgari , sa per te permendur vendet e fundit te BE-se . Edhe ne Serbi jane po thua te gjitha filialet qe permende ti , por jane filiale te huaja dhe jo serbe . Sa per dijeni , vendet ku prodhohet gjitheçka , jane vendet e 7-teshes industrialiste me te zhvilluara te botes . Turqia e ka shume te zhvilluar propaganden , mburrjen dhe genjeshtren , mjafton t’i hedhesh nje sy serialeve qe prodhon , e qe ngjajne sikur ngjarjet zhvillohen ne Paris , Rome , Londer , kur te gjithe neve , e njofim shume mire jeten dhe nivelin e Turqise ; kemi shkuar ne Turqi , e kemi pare me sy se sa larg Evropes qendrojne . Hiqeni nga mendja Turqine , mjaft me turkofile e turkoshake , behuni evropiane e amerikane .

  4. Daja says:

    Congratulations ???? dhe pak raki ??.

  5. popull says:

    Flitet qe vaksina e pare eshte Sputnik-V gjetur nga ruset.

  6. Sandri says:

    Ah sa gjera fliten kot se koti. Prandaj thuhet “Flitet”

  7. Kafe T. me pak says:

    Kto kane pak lidhje me tyrqine kane pij je Gjeman..Nevindin e tyne kishin kene tj pij AJran edhe caj Api

  8. Olimpia says:

    Loja me vaksinen nuk duhet te shnderrohet ne biznes ne kurriz te shendetit te njerezimit.Praktikisht jane mbi pese vaksina qe jane ne te njejtin stad zhvillimi dhe askush nuk e di se cila do te kete me efektivja dhe pa deme shoqeruese.Ka vaksina te tjera amerikane, ruse,kineze ,australiane,italobritanike,indiane,izraelite bile edhe kubane te cilat po eksperimentohen .Nderkohe Kina dhe Rusia kane kane dhene autorizimin shteteror per prodhim .Mjaft me me publicitet tregetar,ne se vaksinat realizohen ,sigurisht jane produkt i nje bashkepunimi te grupeve te medha shkencetaresh.Le te jemi serioze te pakten me gjene me te shtrenjte ,me jeten njerezore.

    1. Shefkiu says:

      Paskan nxjerre edhe kubanet vaksine, Olimpia? Shume interesante!!! Por te lutem, shiko vetem disa nga videot ne You Tube, nga Kuba e sotme, per te pare se sa eshte ne gjendje ai vend fatkeq per te prodhuar nje vaksine. Gjykimi juaj prej komsomolase te pandreqshme eshte i cuditshem. Bene rezultanten e mendimeve te komentuesve dhe paraqitesh si flamurtare e fateve te njerezimit!!! Dhe te krahasosh ty me kete cift gjenial, qe per njerezimin punojne edhe diten e dasmes….

  9. taso kume says:

    MOS tregoni te gjithe potencialin ekonomik te TURQISE se do na trembni spiunet e GREQISE .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje