Parashikimi i zymtë i Joe Biden, lut qytetarët të mbajnë maskë: Mund të shpëtojmë dhjetëra mijëra jetë

10 Nëntor 2020, 09:40Bota TEMA

Presidenti i zgjedhur i SHBA, Joe Biden ka bërë një parashikim të zymtë kur tha se amerikanët i pret përpara një “dimër shumë i errët”.

Teksa iu kërkoi qytetarëve të mbanin maskën, gjë që do duhet ta bënin tha ai edhe për disa muaj të tjerë, parashikoi se rreth 200,000 amerikanë mund të vdesin nga COVID-19 përpara se një vaksinë e sigurt dhe efektive të jetë gjerësisht e disponueshme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Siç raporton Euronews, Biden teksa e quajti lajm pozitiv se një vaksinë nga kompania Pfizer mund të jetë 90% efektive në parandalimin e virusit, presidenti i zgjedhur amerikan tha se Shtetet e Bashkuara ende nuk do të kenë një vaksinë për disa muaj.

Në ndërkohë, ai përballet me detyrën e jashtëzakonshme të vënies së virusit nën kontroll. Shtetet e Bashkuara tejkaluan 10 milion rastet totale me COVID-19 të hënën dhe shkalla e infeksionit, shtrimet në spital dhe vdekjet e vendit po rriten dita ditës.

Biden iu lut njerëzve të mbanin maska dhe t’i përmbaheshin udhëzimeve për distancim social, duke shtuar se “ne mund të shpëtojmë dhjetëra mijëra jetë nëse të gjithë thjesht do të mbajmë një maskë për disa muajt e ardhshëm”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje