Reja: Ndaj Kosovës mundësi për të parë të rinjtë, kemi shpresë për të grumbulluar Kumbullën

10 Nëntor 2020, 13:28Sport TEMA

Para ndeshjes së nesërme miqësore ndaj Kosovës, trajneri i kombëtares, Edi Reja ka folur në konferencë për shtyp duke theksuar se do të prvoj lojtarë të rinj, ndërsa shton se ka ende shpresë se Kumbulla të mund të grumbullohet për dy ndeshjet zyrtare, megjithatë është e vështirë se ditën e sotme te Roma ka pasur edhe tre lojtarë të tjerë të infektuar.

“Kjo është një ndeshje që ndjehet nga dy tifozeritë, do të mundohem të hedh në fushë një skuadër konkurruese. Por duhet të marr në konsideratë ndeshjet zyrtare. Do të doja të mbetej miqësore, që të ketë luftë, por jo keqdashje. Kam 20 lojtarë të gatshëm se Broja nuk mund të luajë, Gjasula vjen me vonesë.

Kam ndonjë problem se ka lojtarë që kanë luajtur 90 minuta dy ditë më parë, sot do të bëj stërvitje, do të shoh se kush është në formë, nesër do të provojmë diçka dhe do të vendos nesër. Duhet të luaj me emra si për shembull Hoxhallarin që po luan mirë e mund të luajë nga fillimi.

Pastaj është Çepele që ka treguar cilësi të mira. Është edhe Ismajlgeci që duhej të vinte me ne që më parë por kishte probleme. Do të jetë mundësi për të parë ndonjë të ri meqë është miqësore, po nuk i provova tani, nuk kam kur t’i provoj më.

Kam vështirësi në krah se kam lojtarët e dëmtuar. Lenjani duhej të vinte por nuk mund të vijë se ka probleme. Prisja të vinte Trashi. Ndaj duhet të marr në konsideratë ata që kam ndjekur. Ismajlgeci ka pasur probleme por më tha që jam mirë e mund të luajë. Ajo është një zonë e fushës që ka probleme lojtarësh dhe janë emrat e duhur që mund të bëhen pjesë e ekipit.

Kumbulla? Dje jemi munduar të flasim me qendrën shëndetësore të Romës. Sot pastaj dolën tre lojtarë të tjerë pozitiv, ndaj do të jetë e vështirë. I kemi thënë që jemi të gatshëm të çojmë edhe avion privat për ta marrë.

Kishte negociata. Uroja që kur të mbaronte karantina të shtunën, ta kishim të gatshëm për dy ndeshjet se ai po stërvitet dhe është në formë. Uroj ta lëshojnë që ta kemi për ndeshjet zyrtaret që kemi. Ndoshta të shtunën gjejmë zgjidhjen për ta aktivizuar”, u shpreh Reja.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje