Skandali në Vatikan! Papa Gjon Pali II ishte paralajmëruar për rastet e abuzimeve, por...

10 Nëntor 2020, 22:00Bota TEMA

Lajmi se Papa Gjon Pali II ishte paralajmëruar për rastet e abuzimit seksual nga Theodore McCarrik, shokoi botën. Këtë të martë, një investigim nga vetë Vatikani konkludoi se pavarësisht se prifti i mohonte akuzat dhe pavarësisht paralajmërimeve, Papa përsëri vendosi ta emëronte atë Arqipeshkv të Uashingtonit. Gjithashtu u tha se hetimet e kryera nga priftërinjtë amerikanë sollën informacione të pakompletuara dhe të pasakta.

Sipas asaj që shkruan CNN, raporti erdhi pas dy vjet investigime lidhur me një nga figurat më të larta të Kishës që u akuzua për abuzime seksuale dhe vite shqyrtimi për mënyrën sesi McCarrick u lejua të ngrihej në hierarkinë kishtare.

Ai u ngrit në detyrë dhe mori postin e Kardinalit në vitin 2001, një vit pasi u zgjodh Arqipeshkv i Uashingtonit dhe luajti një rol goxha të rëndësishëm si në Kishë, ashtu edhe në Uashington, pasi njihej për mbledhje fondesh dhe influencues.

Ai dha dorëheqjen nga Kolegji i Kardinalëve në 2018 dhe u hoq nga posti vitin e kaluar pasi gjyqi e nxorri fajtor për abuzim ndaj të miturve.

Avokati i tij, Barry Coburn refuzoi të komentojë lidhur me raportin e Vatikanit.

Por mesa duket Kisha nuk e ngarkon me faj Papa Françeskun.

“Deri në 2017 askush nuk i tregoi Papa Françeskut asnjë informacion në lidhje me akuzat e ngritura kundra McCarrick. Papa Françesku vetëm kishte dëgjuar se kishte pretendime dhe thashetheme për sjellje imorale me ata që ndodheshin përpara emërimit të McCarrick në Uashington”, thuhet në përmbledhjen e raportit.

Madje aty cilësohet se Papa Françesku besonte se këto pretendime janë shqyrtuar dhe refuzuar nga Papa Gjon Pali II.

Akuzat janë ndarë në katër katëgori. E para, dëshmia e një prifti që pohoi se kishte parë McCarrick të përfshihej në një akt seksual së bashku me një prift tjetër. Së dyti janë letrat anonime që e akuzojnë atë për pedofili dhe se McCarrick “dihej se kishte ndarë shtratin me adoleshentë në rezidencën e peshkopëve në Metuchen dhe Nuark” dhe se ka qëndruar në të njëjtin shtrat me seminaristët në shtëpinë e verës në Nju Xhërsi

Këto incidente përkonin me kohën kur ai ishte peshkop në Metchuen nga 1981 deri në 1986 dhe Arqipeshkv i Neuark nga 1986 deri në 2000. Gjon Pali e ka emëruar atë në të dyja postet, sipas raportit.

1 komente në “Skandali në Vatikan! Papa Gjon Pali II ishte paralajmëruar për rastet e abuzimeve, por…”

  1. padre qiras says:

    Eshte diçka e çuditeshme (duke u bazuar nga statistikat) qe te gjithe pedofilet jane antikomunista!!!!!!!! Kjo nuk do te thote qe antikomunistet jane te gjithe pedofile …… jo jo por ne kishen katolike ky fenomen eshte nje gangrene shekullore ..nuk e di por kisha katolike duhet te lejoje martesat e prifterinjve si ortodoksit se pedofilmizmi aty ka prekur fundin duke pare dhe kushtet sot e perseris sot …. duhet urgjent qe te rishikohen rregullat brenda kishes katolike .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje