VIDEO/ Akuzat për krime lufte ndaj serbëve: Kadri Veseli del para Gjykatës së Hagës

10 Nëntor 2020, 15:29Rajoni TEMA

Ish-kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka dalë në këto momente para Gjykatës së Hagës.

Në pyetjen e gjyqtarit në lidhje me 10 aktakuzat me të cilët Veseli ngarkohet, njëjtë sikur ish- presidenti Thaçi dhe ish-kryeparlamentari Krasniqi, Veseli është përgjigjur shkurt:

”I dëgjova dhe i kam lexuar të gjitha pikat e aktakuzës. Më lejoni të deklarohem, me bindje të plotë, se jam tërësisht i pafajshëm në lidhje me të gjitha pikat e aktakuzës”.

Veseli u arrestua nga Zyra e Prokurorit të Specializuar më 5 nëntor 2020 dhe u transferua në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë në të njëjtën ditë.

Ish-drejtuesi lartë të UÇK-së, Kadri Veseli akuzohet për krime lufte, ndalim të paligjshëm ose arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe krime kundër njerëzimit,  të cilat, sipas Dhomave të Specializuara, janë kryer midis marsit të vitit 1998 dhe shtatorit 1999.

1 komente në “VIDEO/ Akuzat për krime lufte ndaj serbëve: Kadri Veseli del para Gjykatës së Hagës”

  1. baliu says:

    Banda e Zanzibarit: On the highway to hell

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje