Zgjedhjet e 25 prillit, Baton Haxhiu: PS nuk do ketë probleme që të sigurojë qeverisjen e vetme. Maksimumi arrin në 76 mandate

10 Nëntor 2020, 08:55Politika TEMA

Opinionisti Baton Haxhiu, ka komentuar zgjedhjet e ardhshme dhe ka paraqitur një sondazh. Haxhiu ka shprehur bindjen se PS mund të marrë pa problem 73 mandate, por mund të shkojë deri në 76, duke mos patur nevojë për koalicion me ndonjë parti tjetër, për të siguruar mandatin e tretë.

Shumica e qytetarëve të Shqipërisë vlerësojnë se trajektorja në të cilën po lëviz vendi nuk është e duhura, për dallim nga viti 2017, kur shumica vlerësonte se rruga nëpër të cilën po lëvizte vendi ishte rruga që duhej ndjekur”.

Nga analiza e të dhënave dhe përgjigjeve vërehet një lëvizje e ndjeshme e elektoratit nga e majta dhe e djathta drejt qendrës, “por pa ndonjë forcë politikë për t’i mbledhur rreth vetes, për dallim nga trendët evropianë, ku nga lëvizjet e elektoratit ka përfituar e djathta”, thuhet në sondazhin e realizuar nga Instituti i hulumtimeve “Source” i drejtuar nga Baton Haxhiu.

Publicisti Baton Haxhiu  foli në studion e ABC për rezultatet e këtij sondazhi.

“Unë besoj që ky sondazh nuk do të lëvizë më shumë se 3 apo 4 %. Të mos harrojmë se fushata sjell rezultat tjetër, por jo aq shumë sa këto referenca. Veliaj sipas sondazhit është lideri më i pëlqyer.

Unë besoj që PS nuk do të ketë probleme që të sigurojë mandatet e vetme.

Nga shifrat që kam, PS mund të humbë një në Durrës dhe një në Gjirokastër, por mund të fitojë një tjetër në Tiranë dhe kjo është kompensim.

Maksimumi, Partia Socialiste mund të shkojë deri në 76”, tha Haxhiu.

5 komente në “Zgjedhjet e 25 prillit, Baton Haxhiu: PS nuk do ketë probleme që të sigurojë qeverisjen e vetme. Maksimumi arrin në 76 mandate”

  1. Genti S says:

    po kari po popo kari popoop kari

    a ke dale nga markata qytetit ti degjosh njerzit si mallkojne qeverine dhe pushtetin se skane buke te hane !!!

    dil neper rruget e durresit te degjosh ca thojne njerzit per qeverine

  2. Ceni says:

    Te shajne qeverine, do te thote njerzit kerkojne me shume. Opozita tregon te ardhme, opozita jone me dinosauret e te shkuares. Berisha, Mediu, Shehi etj.

  3. Trotski says:

    Po per Saliun dhe Lul-SumKapuçin apo LikeHajdutin dhe Mona baxhellen a keni degjuar se cfare Thote Mileti????

  4. ? says:

    Bravo Baton .?
    Kur mendoj Berishën dhe Metën përsëri me pushtet , them më mirë korona të gjithëve .
    Sa për Lulushen , ajo gjum do bëj gjithsesi .

  5. Socialisti i lasht says:

    Bravo BATON……i ke ren pikes ….mos te shtoj dhe ca te them 80 mandate jan te sigurta…….dhe ata qe shajn kur dalin nga super marketi…..nuk esht ndonje fakt qe ps- ja nuk do i mare keto mandate dhe gjithashtu nuk do te thot se ata do votojn pd- lsi….. RAMA fjalen e fundit do e thot ne fushat

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje