FOTOT: “Mbreti kockë e lëkurë” i burgosur në kafaz

11 Nëntor 2020, 15:47Lifestyle TEMA
FOTOT: “Mbreti kockë e lëkurë” i burgosur në

Një luan i paushqyer është zbuluar nga një vizitor në një kopsht zoologjik në Nigeri, ku qëndronte së bashku me disa kafshë të tjera.

Personi që ngriti shqetësimin kishte shkuar në kopshtin zoologjik Gamji Gate në Kaduna dhe ishte tronditur me atë që ishte përballur. Pasi pagoi vetëm një dollar për t’u futur në kopshtin zoologjik që menaxhohej nga shteti, ai u përball menjëherë me një luan, që vetëm si i tillë nuk dukej, pasi ishte në prag të ngordhjes si pasojë e mosushqyerjes.

“Në momentin e parë u trondita. Isha i befasuar. U bëra nervoz pasi ishte hera e parë që shihja një luan në atë gjendje”. I shqetësuar nga ajo që pa, ai regjistroi pamjet dhe menjëherë kërkoi ndihmën e shoqatës.

Pas publikimit të pamjeve të rënda, menjëherë ka reaguar një shoqatë duke nisur një operacion për shpëtimin e kafshëve nga kopshti i ferrit.

2 komente në “FOTOT: “Mbreti kockë e lëkurë” i burgosur në kafaz”

  1. tropoja says:

    ata jan tuj dek per veti skane buk ti thu luani,pse nuk ndihmoni fmine atje japin shpirt per dite ne afrik nga keq ushqymja

  2. cojini mer te shkretit noj Lope
    per Festat e Fundvitit ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje