Joe Biden, Presidenti më ambicioz që ka pasur ndonjëherë SHBA

11 Nëntor 2020, 09:11Bota TEMA

Presidenti i ri i SHBA Joe Biden ka prezantuar planin për tajtimin e ndryshimeve klimatike.

Hapi i parë i Biden do të jetë ribashkimi në marrëveshjen e klimës së Parisit, paktit ndërkombëtar të krijuar për të shmangur ngrohjen e rrezikshme të Tokës, nga i cili SHBA u tërhoq zyrtarisht javën e kaluar.

SHBA u bë edhe vendi i parë, që është tërhequr nga ky pakt që nga krijimi i tij.

Përveç kësaj, Biden ka propozuar gjithashtu që ta bëjë prodhimin e energjisë amerikane pa karbon deri në vitin 2035.

Ai dëshiron të shpenzojë rreth 2 trilion dollarë për katër vjet për të ulur emetimet duke përditësuar katër milion ndërtesa për t’i bërë më efikase në energji.

Shpenzimet e tjera të planifikuara nga Biden do të shkojnë në transportin publik, investim në prodhimin e automjeteve elektrike dhe pikat e karikimit të tyre.

Biden u shpreh se një investim i tillë, do t’u japë konsumatorëve stimulim financiar për të përdorur makina ekologjike.

Nga planet e tij që në ditët e para si President i SHBA, Biden po shihet dhe përshkruhet si Presidenti më ambicioz që ka pasur Amerika deri tani.

 

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje