Edi Reja është i kënaqur me paraqitjen e lojtarëve të rinj që kanë treguar vlerat e tye në sfidën e sotme ndaj Kosovës. Edhe pse ai është i ndërgjegjshëm se emra si Çepele duan kohë për të qenë të rregullt në rreshtimin kuqezi, Reja nuk ka fshehur para mikrofonit të RTSH se është i kënaqur me atë që ka parë dhe do t’i marrë në konsideratë për të ardhmen.
“Sot ishte kërkim për të bërë një vlerësim për të rinjtë. Ata treguan gjëra, bëmë të debutonin shumë në këtë periudhë: Ecim para, duke programuar të ardhmen e Shqipërisë. Kemi parë që në prapavijë ka realitete që duhen mbajtur në konsideratë. Është një miqësore, por Kosova ka lojtarë të rëndësishëm dhe duhet të kemi parasysh paraqitjen që bënë këta djem.
Kur luan Berisha, është gjithmonë kapiten Berisha. Këtu kërkohet polemika. Kapiteni është votuar që në fillim, kemi thënë Berisha kur luan, kur nuk është, është Hysaj. E kemi thënë edhe herë të tjera, nuk ka asgjë tjetër në këtë pikë.
Presim shumë edhe ne nga Kallaku, se është një lojtar që ka cilësi dhe duhet të krijojë eksperiencën e duhur se kur arrin në arenën ndërkombëtare gjen edhe kundërshtar me cilësi fizike të rëndësishme. E ndjek te Lokomotiva. Me ne ka bërë mirë, sot desha të shihja Selahin i cili luan te Tuente. Duhet të gjej gjithmonë mundësinë të aktivizoj të rinjtë. Kallaku është i rëndësishëm, ka aftësi fizike e teknike. Duke pasur parasysh që të dielën kemi ndeshje, u mundova ta administroj, nuk di ende nëse do të luajë nga fillimi apo nëse do të futet gjatë ndeshjes”, tha Reja.