VIDEO/ “Një nga masakrat më të mëdha serbe, ku e ke fshehur këtë kasetë filmike Lulzim?"

11 Nëntor 2020, 09:32Politika TEMA

Numri 2 i PS, Taulant Balla ka hedhur sot sërish akuza të rënda nga kryedomokratit Lulzim Basha.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Balla teksa sjell në kujtesë masakrën e Krushës, një ndër më më mëdhaja të serbëve ndaj popullit të Kosovës, bën të ditur se kasetën filmike të asaj dite e ka Lulëzim BASHA.

Pikërisht nisur nga kjo, Balla i drejton thirrjen e fortë Bashës se përse nuk e vë këtë kasetë në dispozicion të drejtësisë po e mban të fshehur.

Postimi i plotë i Ballës:

Një ndër masakrat më të mëdha serbe ndaj popullit të Kosovës është ajo e Krushës. E vetmja kasetë filmike e plotë e kësaj masakre, sipas poseduesit të saj Milaim Bellanica ia kishte dorëzuar LULEZIM BASHËS, në atë kohë punonjës/përkthues i UNMIK. Kjo kasetë e plotë nuk u publikua kurrë dhe mbetet mister pse Lulezim Basha nuk e vuri në dizpozicion të hetimeve për krimet serbe në Kosovë. Milaim Bellanica është dëshmitar i masakrës së Krushës së Madhe i cili mundi të filmonte ekzekutime, fjalime të ndryshme të serbëve në Krushë të Madhe.

I bëj thirrje Lulezim Bashës të përgjigjet sot ku e ka fshehur këtë kasetë filmike dhe t’ia kthejë këtë provë të rëndësishme Kosovës dhe drejtësisë!

Marsi i vitit 1999 për krushjanët, ishte një ngjarje që do të mbahet përjetë në kujtesën e atyre që arritën të dalin të gjallë nga ajo masakër. Në natën e 24 marsit të vitit 1999, kur avionët e NATO-së filluan bombardimet mbi Serbinë, forcat pushtuese serbe në pamundësi për t’u përballur me forcat e NATO-së dhe UÇK-së, me mizori masakruan popullin e pambrojtur të Kosovës.

Ish-ministri i Jashtëm gjerman Joschka Fischer, bashkë me ish-Ministrin e Mbrojtjes Rudolph Scharping, me 23 qershor të vitit 1999 vizituan fshatin Krushë e Madhe. Joschka Fischer u shpreh: ”Kjo vizitë në Krushë të Madhe sërish më qartësoi se për çka kishim luftuar dhe se kishim vepruar drejt me vendimin, që Milosheviçin këtë herë ta konfrontonim ushtarakisht dhe me vendosmëri”.

Po ashtu edhe ish-ministri i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar, Robin Cook, gjatë vizitës në Krushë më 24 qershor të vitit 1999 u shpreh: “Nuk do të mbyllim sytë para kësaj… kjo është e tmerrshme. Jam tepër i prekur dhe i emocionuar nga kjo… jemi duke i ndjekur ata që kanë instruktuar këto krime dhe fushatën sistematike të krimeve”.

Ende sot ende mbetet mister fati i të pagjeturve. Krushës i mungojnë dhe 65 persona, në mesin e tyre edhe intelektuali i përmasave kombëtare dhe ndërkombëtare, profesori Ukshin Hoti. Zbardhja e fatit të këtij veprimtari të madh të çështjes kombëtare, dhe shumë të pagjeturve të tjerë është sprovë e ndërgjegjes sonë politike e kombëtare.

11 komente në “VIDEO/ “Një nga masakrat më të mëdha serbe, ku e ke fshehur këtë kasetë filmike Lulzim?””

  1. Cufi says:

    Mos i bjeni ne qafe lylkes e ka cua te pune dhensi i tij ne Utreht per ca leka (mos harroni ky ka punua dikur si roje diskoje te nje serbi ne Holland)

  2. ?? says:

    Në burg , tradhëtarin e kombit .

  3. Arqile says:

    Ky trapi vetem budallalleqe beri gjithe jeten .Si ka mundesi mban e fsheh kaseten e krusges se madhe .Do te kete mare miliona nga serbet prandaj ja kane mbyllur gojen.E cuditeshme ai qe di ghithcka qenka agjent i serveve sherbyes i Berushve .Dhe ben sikur i dhembsen populli.Mjere kush e pranon kete soj tradhetari qe do vetem leka e pasuri per ta shitur menderen .Nduhmona zot merre Hage.

  4. tropoja says:

    po ik o tao tao i lbrazhdit ha noj gur atje me pula,se nuk fitohen zgjedhjet tuj shpif ,nuk e fsheh korrupsionin as hajnin me ppppppppp e tendera as mos hapjen e negociatava,pse lodhesh kot kur as vet kosovart nuk e permendin ne kosov hiç ket pune a thu ti je ma katolik se papa i don ma shum ti kosovart se ata veten,ik mor morr

    1. Aleanca per mbrojtjen e tallashit says:

      Pikerisht,kjo eshte thembra e Akilit:
      Sepse politika kosovare eshte e percare dhe kosovaret vete
      i ka kapur virusi i glorifikimit te Sali Brek’skisha-s.
      Fakt eshte qe ne fshatin Krush e madhe ka ndodhur nje masaker,
      fakt eshte qe kjo masaker eshte pranuar si e tille
      nga faktori nderkombetar,
      Fakt eshte qe Drejtesia Nderkombetare akoma nuk ka folur,
      sepse nga ana e atyre qe duhet te hapin gojen,
      nuk eshte bere aq sa duhet.
      Fakt eshte ,qe n.q.s. Lulezimja do tja kishte dorezuar
      filmimet gjykates nderkombetare ne Hage,
      Sebia do kishte mare denimin e merituar.
      Dhe ne fund fare,per ty tropojan dhe ata si puna jote,
      qe cojne uje ne mullirin e armikut :
      Nuk mbulohet dielli me shoshe.
      PS: Edhe sote e kesaj dite mediat kosovare,
      nuk shkruajne asnje fjale per kete skandal,
      qe per nga rendesia e tije si prove juridike,
      zor se mund te gjesh nje rast te dyte,
      per ta krahasuar!!!!

    2. Bureto says:

      Po mirë @tropoja, biem dakord gjithsesi! Po ky Milaim Bellanica a është kosovar? A është gjallë? Nëse po, pse nuk e denoncon Basha si shpifës dhe, po qe e nevojshme, le të bëjnë dhe një ballafaqim publik në ndonjë studio televizive, në Kosovë apo në Shqipëri. Le të dali e vërteta, kjo ka rëndësi. Unë personalisht besoj, se duke e njohur lulzimen në këto 15 vjet në politikë, të vetmet cilësi të tij të konfirmuara janë ajo e gënjshtarit dhe si skuth që është dhe ajo e një mashtruesi ordiner.

  5. aladini me eskorte says:

    Luli hajdut, Tao hajdut.
    Hajduti therret kapeni hajdutin

  6. dardan says:

    Agjentura serbomadhe ka derdhur para me thase dhe ka rrenje te thella ne Shqiperi, dikur me Ahmet Zogun ne Mat
    e sot me Trustin e “Geshtenjave dhe Boronicave te Tropojes”. Fakti qe Zoti Taulant Balla, kryetar i Grupit Parlamnetar
    te partise prej 7 vjetesh ne pushtet eshte i detyruar t’i shprehe shqetesimet e tij ne shtyp, tregon se
    organi me i larte i Pushtetit Legjislativ, Kuvendi i Shqiperise, nuk ka ne duart e tij Pushtetin Gjyqesor,
    i cili u ngrit ketu e 30 vjet me pare nga Sali Berisha. Ne kete situate, Shqiperia kurre nuk do te gjeje Drejtesi dhe Qetesi!

  7. kozi says:

    Me gjithe keto prova te pamohueshme, kush eshte aresyeja atehere z. Balla qe Luli, ky i paafte, vrases e tradhetar kombi, dhe per me teper i vene ne krye te PD nga nje tjeter mega gjakprishur, nuk terhiqen zvarre prapa hekurave nga qeveria? Per cfar llap atehre kur dhe ju vete jeni pjese e kesaj tradhetije nepermjet imunitet qe u keni ofruar ketyre muterve keto 8 vite? Tao, shko e xhiro noi kokelope tjeter ne Librazhd se ketej zorr se ia dilni.

  8. Shenjestra says:

    Fatin e te pagjeturve e di Lul Basha ku kane shkuar organet e trupave te tyre jetesore,qe, mesa duket jene perdorur per transplant.Lul Basha duhet te jap llogari per krimet ndaj njerezeve te pafajshem kosovar.Luli di shume dhe duhet te flasin per ato qe di.Ku eshte kaseta e Bellanices? Pse Basha e mban te fshehur? Pse nuk i ndihmon udheheqesit e UCK-s te cilet bene nje lufte per çlirimin e Kosoves.Mos vall do qe ai te mbroj kryekriminelin Sali Berisha? Po eshte e qart se duke mbrojtur Salin,mbulon edhe krimet e tija.

  9. altini says:

    E kane qi.. serbet qe te vogel kete dylber.. Tregojani vendin ku e ka.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje