Rama akuzon Berishën: Një mbeturinë e papërpunueshme që qelb! Nxjerr puseta e Lalzit, një fotografi e thotë 'në zyrën e ndrikullës Hajri'. Çfarë burri e malësori

12 Nëntor 2020, 23:14Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama shpërtheu në akuza të rënda ndaj ish-paraardhësit të tij, Sali Berisha.

Rama shpërtheu pasi u pyet për deklaratën e Berishës që është momenti për të mbyllur shkollat.

Rama: Ky është lideri yt shpirtëror. E kam sjell këtu këtë pusetë sepse është një nga shumë shembujt. Nxjerr puseta e Lalzit, një fotografi dhe thotë në zyrën e ndrikullës Hajri.

Shiko çfarë burri, malësori, shiko çfarë edukate, mbeturine e papërpunueshme. Kjo është një foto e cila për fat të mirë është në Instagramin e ministres së Shëndetësisë më 8 mars dhe e nxjerr sikur është një foto e djeshme.

Ndajeni mendjen që fatalitetet janë të pashmangshme. Në Shqipëri nuk po ndodh asgjë ndryshe ngase po ndodh në vendet e tjera.

Ish-kryeministri është një mbetje organike e papërpunueshme. Kaq! Nuk kam më asnjë fjalë për atë dhe mos ma sill më. Ai qelbet mbi dhe. Ky është zotëria. Jam shumë krenar që as nuk më ka shkuar mendja ta votoj ndonjëherë.

Shkollat do të mbyllen vetëm nëse do ta sugjerojë komiteti teknik. Komiteti teknik i ekspertëve nuk sheh sot arsye për të mbyllur shkollat.

Kryeministri Edi Rama ka reaguar serish pas propozimit t ëish-kryeministrit Sali Berisha për mbylljen e shkollave. Kreu i qeverisë e quajti Sali Berishën një mbetje organike të pariciklueshme, që qelb dhe që qelbet mbi dhe.

Pse nuk bëhen testime masive? Kryeministri Rama: Ka insinuata se kjo metodë është nxitur nga…

Kryeministri Edi Rama thotë se pavarësisht se vendi ynë nuk kryen teste masive, situata është e njëjtë si me vende si Franca që kanë bërë të kundërtën.

Ai thotë se testime masive janë nxitur edhe nga kompanitë që synojnë të shesin pajisjet. Ai thotë se situata në vendin tonë është nën kontroll për sa kohë ka shtretër bosh në spitale.

“Testet nuk janë qëllim në vetvete. E tha edhe drejtori i OBSH. E treta, meqë jeni të gjithë doktorë, a mund të më thoni mua pse rezultati i tyre pse nuk është i ndryshëm nga i yni.

Ka insinuata, o burra testime, testime është nxitur edhe nga industria përkatëse për të shitur më shumë teste. Në fund fare, me gjithë testimet e mëdha që ka bërë Franca, ka pse numra shumë më të lartë me ne në raport me popullsinë.

Pse kancelarja thotë që zinxhiri i infeksionit na ka dalë nga mundësia e kontrollit deri në fund të hallkave. Ajo që vlen në fund është rezultati. Ndenje në mbrojtje, në mesfushë, këto janë taktika. Rezultati në fund matet, me kapacitetet në spitale. Puna jonë si qeveri nuk është të bëjmë teste por të transformojmë spitalet”, tha Rama në “Open”.

4 komente në “Rama akuzon Berishën: Një mbeturinë e papërpunueshme që qelb! Nxjerr puseta e Lalzit, një fotografi e thotë ‘në zyrën e ndrikullës Hajri’. Çfarë burri e malësori”

  1. Denisi says:

    Berishes ja rruajte per 8 vjet qe ishe ne pushtet.Merr dhe nje mandat tjeter 4 vjecar qe tja rruash per 12 vjet.

  2. Lisieni says:

    Mos deformoni percaktimin eksakt te kryeministrit Rama mbi kete qenie qe vetem njerezore nuk mund te quhet!Ai e ka percaktuar :MBETURINE ORGANIKE TE PA PERPUNUESHME”!
    Sali Berisha eshte nje makine e prishur qe mendon se duke bere zhurmen e dites eshte nje qender te vemendjes!Ai minimumi sot duhet te vuante denimin me heqje lirie per 25 vite!
    Kjo eshte fatkeqesia e ketij vendi ku fale “Fabrikes” qe e ka prodhuar qendron akoma ne skenen politike por kete radhe me dhembe te hequra e vetem me lehje!
    Percaktim eksakt per nje vemje te tille ,ku nuk i duhet me as dreqit!

  3. Cufi says:

    Per cfare testesh behet fjale ketu ne Belgjike po behen gati 60 mije teste ne dite por infeksioni ka shkuar deri 15 – 17 mije veta ne dite e shtrimet ne spitale shkojne deri 1600 vete ne dite dhe vdekjet shkojne deri 190 veta ne dite eBelgjika ashte 3 here sa Shqiperia.Ti bene testin sot por neser infektohesh e rrofte testi.Nermarrjet e prodhimit stimulojne kete problem e kane korre fitime te jashtezakonshme,por infektimet jane ne mase te jashte zakonshme sic duket keta te shqupit kane miqt e tyre qe duan te shesin tampona e lehin cdo dite

  4. Xhejms says:

    Z.KM, ish.KM ka vite qe eshte ne “shenjtnine” e vet, dhe tani ka te drejten e fjales, edhe si veteran ne politike…Nga Ju Z.KM, populli ka ptitur me shume, te pakten si Qeveri te realizoje ato qe premtove ne zgjedhjet e fundit, ose nje pjese te tyre…Fjalori Juaj, nese do te ishte miratuar projekt-ligji Juaj “Anti-shpifje”, mendoj se do te ndeshkohej…Po, ketu nuk e kam fjalen thjesht per fjalorin. Me cudit fakti se si i del koha KM qe cdo dite, vec puneve te qeverisjes, te mund te merret edhe me punen e zedhenesit te ministrive, etj., etj.! Teper energjik! Titulli i pagjetur. KM nuk akuzon, pasi akuzat behen ne prokurori. Ai ben gallate duke shfrytezuar hapesirat mediatike. Dhe kete gallate e ndjekin pak njerez, njeri prej tyre, kuptohet qe jam une komentuesi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje