“Si mund të përfaqësohet Shqipëria e prapambetur nga një grua”: Historia e panjohur e Parashqevi Qiriazit, kur në lojë ishte fati i kombit

12 Nëntor 2020, 11:22Kulturë TEMA

Parashqevi Qiriazi ishte më e vogla e 10 fëmijëve Qiriazi dhe njihet në histori si gjysma e dytë e “Motrave Qiriazi”.

Ajo dekorua më 1962 me Urdhrin e Lirisë dhe Urdhrin për “Veprimtari Patriotike”.

Më 1987 u emërua “Mësuese e Popullit”, por cili ishte vizioni i saj për sistemin arsimor shqiptar?

Më 2017 u dekorua me urdhrin “Nderi i Kombit”, por shumica e shqiptarëve nuk e njohin nga afër dhe as nuk dinë se çfarë bëri në çastet më kritike të historisë—kur mbijetesa e Shqipërisë ishte në fije të perit dhe po luhej si ushtar shahu nga “Fuqitë e Mëdha”.

Në vitin 1919, ajo lundroi nga Nju-Jorku në Francë (për Paris) si delegatja e vetme femër shqiptare në Konferencën e Paqes, kur po rishkruhej harta politike e botës.

Aty, kjo grua 152-centimetra qëndroi dallueshëm, si një Skënderbe në një det burrash politikanë.

Europianët u çuditën se “Shqipëria e prapambetur” (siç pohonin grekët etj) ishte aq e “emancipuar” sa kishte dërguar një përfaqësuese femër të këtij niveli.

Ky ditar i lënë në dorëshkrim, dëshmon për punën  e palodhshme të kësaj ilumniniste shqiptare, e cila kësaj radhe na paraqitet si dëshmitare e gjallë e një prej ngjarjeve më vendimtare për fatet e popullit shqiptar, siç ishte Konferenca e Versjajës e vitit 1919/20.

Figura emblematike e Parashqevi Qiriazit këtu ndriçohet dhe plotësohet me detaje fare të panjohura, përms të dhënave autentike që ajo na i prezanton në ditarin e saj dhe ajo përligj zërin më përfaqësues të gruas së shquar shqiptare, e cila, siç mund të shihet nga dëshmitë e ofruara, del të jetë edhe themeluese e diplomacies shqiptare.

Parashqevi Qiriazi ishte delegate e Konferencës së Versajes dhe ditari i saj zbulon dritë-hijet e kësaj konference përmes syrit vëzhgues dhe mjaft aktiv të saj.

Ditari i Parashqevi Qiriazit nuk është thjeshtë kujtim personal i një gruaje që spikati shumë anë të njohura e të panjohura të kësaj Konference, por është edhe fryma dhe konteksti i kohës, të shqiptarëve në raport me Fuqitë e Mëdha, sidomos me SHBA-të, ku shqiptarët, me të drejtë kishin varur të gjitha shpresat.

Pjesëmarrja e saj në Konferencën e Paqes në Paris shpërfaq fuqinë dhe zotimin e saj intelektual e kombëtar në arritjen e qëllimeve madhore, për të cilat Rilindësit tanë ishin përpjekur dhe flijuar. Ishte pikërisht Parashqevi Qiriazi që gjithë synimet dhe ëndrrat e Rilindësve i barti në sallonet diplomatike të kohës dhe u bë zëdhënëse e denjë e kauzës shqiptare në momentet më dramatike.

Ditari i Parashqevi Qiriazit vjen në kohën kur figura e kësaj iluministe të shquar ka frymëzuar edhe drejtuesit e UNESCO-s për ta përfshirë atë në kalendarin e jubileve të mbështetur nga kjo organizatë për vitin 2020.

Po kush ishte Parashqevia? Ajo na tregon vetë, në ditarin e saj të vitit 1919 dhe me shkrimet e saj në gazetat e huaja dhe në periodikun e saj, “Ylli i Mëngjesit”.

Çfarë bëri ajo në kohën e lirë? Me kë shoqërohej? Cili ishte mendimi i saj për politikanët e kohës dhe për burrat në përgjithësi?

Këto zbulohen nga një libër i fundit Teuta Toskas, e cila paraqet jo vetëm këto, por edhe zgjidh enigma që as nuk dinim që ekzistonin, lidhur me veprimtarinë politike dhe arsimore të Parashqevisë.

Ky libër 500-faqësh, që do të dalë në fund të këtij viti, do të befasojë studiues, do të ndriçojë historinë e Shqipërisë politike në fazat më kritike të fillimit të saj dhe, më e mira, do të frymëzojë çdo femër shqiptare dhe do të sfidojë çdo mashkull shqiptar të qëndrojë sa më tepër si burrë e atdhetar.

5 komente në ““Si mund të përfaqësohet Shqipëria e prapambetur nga një grua”: Historia e panjohur e Parashqevi Qiriazit, kur në lojë ishte fati i kombit”

  1. I uroj shume shume sukses Autores se ktij. Libri
    Historiko- Biografik, i nie nder Patrioteve femra te Shquara te Kombit Shqiptare.
    Eshte nji Liber i nji rendesie e interesi te vecante per shoqerine e sotme Shqiptare,
    te coroditur nga marrezia e kohes ,qe ka pllakosur ate vend.
    Kjo Figure Femre me virtytet me te Larta njerezore,
    motivon e tregon forcen,potencialin qe ka ne shoqeri Femra Shqiptare.
    Prashqevi Qirjazi – Nora – Shote Galica etj
    Figura te femrave te shquara Shqiptare ,jane dhe duhet te sherbejne
    si nji Model frymezimi iFemres Shqiptare sot e ne te Ardhmen
    ———————
    [Do ne pelqente te kishte nji tip Almanaku ose edhe Kalendare ilustruar,
    me Femrat me te Shquara te Historise Shqiptare.]
    Suksese e rrespekt per shkrime ndjenja te tilla,ne kaq shume Vler Kombetare
    qe vadisin ato lule te asaj bukurie e arome te vecant… ??

    1. "....nese gervish sadopak nje myslimon shqipfoles do te zbulosh arabin qe ai fsheh mes vetit!!! says:

      O beqir,Paraskevi Kyriazi nuk ishte shqiptare ( per turkoshake as qe behet fjale) por greke 100karat.
      E keqja per kete grua fisnike ishte se lindi ne Albanistan,te tjerat jane pordhe me rigone….

      1. Gjin Plehu says:

        Kokrra e gomarit dhe trushpelar! Parashqevia dhe vellezerit e saj jane nga ata qe luftuan per gjuhen shqipe. Ata ishin protestante dhe u perndoqen nga kisha orthodokse greke. Bile Qiriazet hapen komunitetin e pare protestant shqiptar me ndihmen e misioneve amerikane e angleze. Ju lutem moderatoreve te gazetes qe te mos lejojne komente te tilla. Parashqevi Qiriazi hapi shkollen e pare te vashave ne Korce dhe po te ishte greke do ta hapte ne greqisht. Por shkolla ishte ne gjuhen shqipe.

      2. Cun i lagjes says:

        Hik ne Graqiristan ca do knej!?

  2. "....nese gervish sadopak nje myslimon shqipfoles do te zbulosh arabin qe ai fsheh mes vetit!!! says:

    Rrot cari,sqarimet apo saktesi-te e mia nuk jane per bolet si puna jote….Ouuussssttt.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje