Agron Llakaj shfaqet i përplotur, kujton bisedën dhe këshillën e Koços: Moment tepër i rëndë në jetën time, një gjeni si ai s'e di sa vite dritë duhen që t'i vijë sërish humorit

8 Nëntor 2020, 15:04Kulturë TEMA

Aktori i njohur Agron Llakaj është përlotur teksa ka folur për humbjen  e aktorit të madh të humorit Koço Devole.

Llakaj u shpreh se Devole ishte si një shkollë e dytë e humorit për të dhe një person si ai do duhen vite dritë që të vijë sërish në Shqipëri. Ai tregoi se pak javë më parë kur ai ishte infektuar me Covid-19, Devole e kishte këshilluar ta kalonte pa panik.

Është një moment tepër i rëndë në jetën time për arsyen e thjeshtë pasi shkolla e dytë e imja për aktor e ka emrin Koço Devole. Nuk është thjeshtë një ditë e trishto por nuk e kisha imagjinuar që do vinte një ditë që Koçdo do të largohej nga ne. Një gjeni si Devole nuk e di sa vite dritë duan që të vijnë sërish në humorin shqiptar. Ai është perandori i fundit i humorit shqiptar. Është etaloni për mua. Ishte i vetmi aktor pajoni për mua.

Është humbje për mua dhe familjen time. Jam me Filipin dhe njerëzit e tjerë. Akoma familjarët e tyre nuk kanë mbërritur. Jo më larg se para 20 ditësh e kalova unë Covidin dhe komunikuam me njëri-tjetrin që të mos kisha panik. Më mori Filipi më tha që ai e kaloi. Jam marrë me gjithë mjekët që janë marrë me shëndetin e Koços dhe dje më thanë që kjo pritej nga momenti në moment. Koço ishte por sot nuk është. Dhimbja më e madhe është ajo që vret që një lapidar, një gur i rëndë të ikë kaq heshtur. Nuk e di si mund të iki heshtur një legjendë.

Devole ishte aktori më elegant që kam njohur unë. Ishte një skenarist dhe një aktor shumë i mirë. Unë gjithmonë i kam thënë Chaplini shqiptar. Emblematik si Koço Devole nuk ka dhe nuk ka për të pasur. Janë punët e Zotit. Askush nga ne nuk e di se sa dhe si. E rëndësishme është respekti dhe mirënjohja për gjithçka që ai ka bërë. Ishte i papërsëritshëm. Do vazhdojë humori por Koço Devole nuk do vijë më në Shqipëri. Humbja është shumë e madhe”, u shpreh Agron Llakaj.

23 komente në “Agron Llakaj shfaqet i përplotur, kujton bisedën dhe këshillën e Koços: Moment tepër i rëndë në jetën time, një gjeni si ai s’e di sa vite dritë duhen që t’i vijë sërish humorit”

  1. Soreto says:

    Injorant. Vite drite eshte distance jo kohe.

    1. po c’ke o koqe qe shan says:

      Ik o zhuzhul pirdhu, leri te tjeret te flasin si ua ndjen. Te kishte Shqiperia vetem halle si keto, hajde de, po ne po na e nxijne jeten monat, lirce floriret, shkelzenqenat, oligarket.

    2. Emiljano says:

      O sorerto nga gjithe ai shkrim ti aty u fokusove,keqardhje per ty

    3. Saimir says:

      Rrot kari ketu e gjete vendin per korrigjime astronomike?

    4. xx says:

      Distanca krijon kohen

      1. Soreto says:

        Ku e ke mesuar astronomine o koqe, duke lare pjatat ne Bronks?

    5. Artan says:

      O palle, po te merrje veshje ndopak nga fizika moderne do ta dije qe koha dhe hapesira jane nje vijimesi, pra jane ne thelb e njejta gje, pavaresisht se kjo nuk ka rendesi.

  2. Gregory. UK says:

    Sakte. Nje gjigant si Koco Devole nuk mund te vdese kurre. Thjesht eshte larguar fizikisht nga ne. Koco eshte njeriu I families se cdo shqiptari prandaj shqiptaret do ta kujtojne gjithmone me mall. Nuk besoj se do linde nje gjeni I dyte si I madhi Koco. Ngushellime families dhe gjithe shqiptareve.

  3. Engjell Gazheli says:

    Koco Bevole ka qene i gjithanshem ,skenarist,kur ishte nevoja ,regjizor ,shkruante tekse, piktor dhe mbi te aktor gjigand i paperseritshem , humori shqitar humbi nje Yll. Ngushellime familjes.

  4. Leopri says:

    Na cate Trapin vdekja eshte per te gjithe

  5. LEXUESI says:

    Sakte kur thua qe Koçoja ishte nje artist i madh, qofte i parajses, por qe ti asgje s’ke mesuar prej tij. Ti dhe gjithe te ashtuquajturit humoriste shqiptar, ngelet me fjalor banal ne gjoja batutat tuaja, dhe ti sidomos. U ka ngelur ne goje prapanica, jashteqitja, urina. Une i thashe te moderuara keto fjale, se nuk i perseris dot ashtu si i thoni ju.

  6. vjeshta says:

    Natyrisht me ikjen e Tij ngelin pak humorista. Mund t’i numërosh me gishtat e dy duarve , e tepron ndonjë gisht!!!!
    Dhe të jesh i sigurtë Llaka, aty nuk bën pjesë ti dhe humori yt banal!

  7. J-32 says:

    Vërtetë që Koço është I pazëvendësueshëm, një gjeni.
    U prehsh në paqe Koço Devole

  8. Sdua ti quaj lot krokodili,por talljen per masat ndaj kesaj kolere duhet ti terheqesh pas Agron. says:

    Qofte I xhehnetit Koco Devole .
    Shyqyr Agron e kalove dhe ti,por prap akoma duhet te lepish beshtymen tende me humorin tat qelpsin,me talljen ndaj masave te qeveria ndaj COVID.
    Na cave karin shkerdhat duke te ngju me pijanecin tjeter,ku baba Ramen (qe ju shkerdhefte juve Ishalla),e perbaltni per masat qe duhen marre.Ti pranoj lotet e dhimbjes per shokun tend,dhe te madhin Koco,por prap ti mbetesh njeri pa dinjitet dhe i mposhtur nga paraja duke u bere vegel e te tj,e kurre pa qen njeri I se vertetes.Ki guximin shkerdhat njeri,qe njehere te vetme te kerkosh ndjese per gjuhen e qelbur qe perdor ne gjoja humorin tend,e aq me keq talljen kunder masave e diatancimit publik per Covid-19.
    Behu njeher burre e mos rri gjith jeten kurve e ndyre.

    1. !!!! says:

      Fjale te renda shume per nje artist si Agron Llaka. Aq ma teper per kohen dhe vendin qe zgjodhe per koment.
      Humori nuk njeh kufi. Tallet me cdo kend dhe cdo gje.
      Ky vend i ka hap lufte artistave dhe artit.
      Po na duket vetja si nje Turqi e vogel.

    2. Ja ke thon te gjitha shoku…se per keta humorist leshi…etdheu esht paraja…ky vetem flamurin e paras njeh

  9. R.I.P. o gjigand i humorit. says:

    Koco Devole te shkofte shpirti ne parajse. Humori juaj na ka mbajtur gjalle vitet kur askush nuk guxonte te bente humor si ju. Eshte nje humbje shume e madhe per artin tone. Humoristet e tanishem duhet te marrin shembull prej jush. Ata e kane kthyer humorin teper banal me ne krye Agron Llaken. Agron meso nga gjigandi i humorit Devole. Je bere shume banal.Te iken kripa e cfaqes Behari,Aja,Vako.E ke mbushur me femije qe sdine te bejne humor.Nuk e shohim me sja vlen. R.I.P. Koco Devole.Falemimderit per gjithcka na dhe.

  10. Larg DUART E ZEZA tè KRYEHAJDUTIT dhe KRYEKUSARIT Arben Ahmetaj nga MILIONAT e €UROVE dhe ? , té FAKIRÈ-FUKARENJÉVE PA ÇATI mbi KOKÈ says:

    RIP LEGJENDA dhe IKONA e ARTIT dhe KENEMATOGRAFISË SHQIPTARE , i Madhi dhe i PAHARRUARI KOÇO DEVOLE?! RESPEKTE edhe për AGRON LLAKAJ !!! NGUSHËLLIME gjithë FAMILJARËVE dhe të DASHURËVE të LEGJENDËS KOÇO DEVOLE !!!! ARTISTË dhe AKTORË si KOÇO DELOVE , i LIND NËNA NJËHERË në 10 MIJË VJET !!! ???????????

  11. Juliano says:

    Agron eshte e vertete qe me humbjen e Kocos, ne te gjithe kemi humbur shokun e dikush mikun. Te gjithe ata qe kocon e sillnin ne kujtese, u perloten. Familja humbi vertet nje njeri i cili la mbresa tek te gjithe. Se bashku ti lutemi zotit qe kocon ta pranoje ne parajse. Fizikisht nuk do ta kemi, por artistikisht ai do jete gjithmon pran nesh.

  12. rexha 10 says:

    NUKE ME BESOHET.NUKE KAME FJALE ,KJO MUNDE TE ISHTE EDHE DESHIRA E ZOTIT. ………… NGUSHELLIME FAMILJES………………………
    MOSE U MERZIT AGRON ,JEPI KURAJO VETES ,SEPSE E KUJTON NJE POPULL QE ME FJALET E ESTRADAT E KETIJE GJENIU E BERI QE TE QESHTE EDHE NE DITET SHUME TE VESHTIRA ,PSE JO EDHE NGA DITET KU POLITIKA TE RRASTE MBRENDA PER NJE FJALE GOJE

  13. rexha 10 says:

    NUKE ME BESOHET.NUKE KAME FJALE ,KJO MUNDE TE ISHTE EDHE DESHIRA E ZOTIT. ………… NGUSHELLIME FAMILJES………………………
    MOSE U MERZIT AGRON ,JEPI KURAJO VETES ,SEPSE E KUJTON NJE POPULL , QE ME FJALET E ESTRADAT E KETIJE GJENIU E BERI QE TE QESHTE EDHE NE DITET SHUME TE VESHTIRA ,PSE JO EDHE NGA DITET KU POLITIKA TE RRASTE MBRENDA PER NJE FJALE GOJE
    _ PO NA IKIN NJE E NGA NJE PILASTRAT E TRADIDES TONE SHQIPTARE ,PSE JO DHE KULTURA JONE .SHPRESOJME QE AI VENDE TE NXJERRE AKTORE TE RINJE ,PER TE VAZHDUAR TRADITEN E JUAJ,E TE zotrise te ndjerit KOCO DEVOLE.

  14. Per Rexha 10... says:

    …ne qoftese zoti ka deshira te tilla per te mare jete njerezish , hatehete ti shkerdhejme motren edhe Zotit kriminel qe sipas teje mer jete njerezish si i madhi Devole.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje