Arsyet e lëvizjeve frenetike të Ilir Metës në Presidencë

13 Nëntor 2020, 09:45Politika TEMA

Nga Ylli Pata

Ilir Meta dje ka marrë disa vendime të rëndësishme për njerëzit më të rëndësishëm të stafit të tij, duke bërë ndryshime esenciale në kabinetin presidencial.

Këshilltari i derisotëm i Sigurisë Kombëtare Bahri Shaqiri dhe ai i sapoemëruari, Spiro Koçi, i lidh së bashku një vijë e përbashkët; eksperienca në shërbimin sekret.

Ndërsa Shaqiri ka qenë për një kohë të gjatë në krye të SHISH, në vitin 2016 u bashkua me LSI dhe u emërua zv.ministër i Transporteve, e më pas shkoi si këshilltar i Ilir Metës në Kryesinë e Kuvendit.

Meta, në një njoftim në faqen e tij të Facebook ka bërë të ditur se do të vijojë marrëdhënia me “Arin”, siç e quan ai ish-kreun e SHISH.

“Kënaqësi të bashkëpunoja me z.Bahri Shaqiri, për më shumë se tre vite, në detyrën e këshilltarit për Çështjet e Sigurisë Kombëtare.

Gjithmonë korrekt, luajal, profesional dhe atdhetar.  E pranova dorëheqjen e tij duke i uruar suksese për të ardhmen.

Do të na mungojë këtu në Institucion, por shpresoj që me Arin, do vazhdojmë të dalim për ecje nga liqeni”, shkruan Meta.

Pak ditë më parë presidenti postoi edhe një foto me ish-shefin e shërbimeve sekrete përgjatë ecjes në liqenin artificial të Tiranës.

Kurse Spiro Koçi, i cili është këshilltar në Presidencë nga 2019, për 4 vjet ka qenë kreu i sektorit të Analizës në Shërbimin Informativ Kombëtar, i emëruar në atë post nga Visho Ajazi Lika, në kulmin e përplasjeve ndërmjet SHISH dhe qeverisë së Edi Ramës.

Ndërkaq, ardhja e Panaritit si njeriu kryesor në Presidencë pas Metës, jep një sinjal që kreu i shtetit po përgatitet për një përplasje të fortë me qeverinë, ndaj ka përgatitur një “kabinet lufte” me njerëz të përgatitur dhe besuar.

Panariti, një profesor i Universitetit Bujqësor  dhe që ka shërbyer si ministër i Bujqësisë në koalicionin PS-LSI, është edhe një nga drejtuesit e hershëm të LSI-së.

Në kabinetin e Metës, ai duket se do të shërbejë për t’i dhënë Presidencës një rol më të rëndësishëm në çështjen e Covid-19, gjë që e shpreh edhe Meta në njoftimin për shtyp.

“Sfidat e pandemisë COVID-19 dhe shëndetit publik, Sfidat me të cilat përballet faktori shqiptar; Shpopullimi i vendit, Sfidat në Arsim, Sfidat në Mjedis” renditen në njoftimin e Presidencës.

Nëse Panariti është një drejtues i LSI prej vitesh, ambasadori Koçi, i cili është një diplomat karriere u bë pjesë e përplasjes ndërmjet qeverisë dhe presidentit, kur këtë sektor e drejtonte Bujar Nishani, i cili refuzoi që të firmoste largimin e Koçit nga përfaqësia shqiptare në OSBE.

Më pas u punësua në SHISH, kur ky institucion nisi përplasjen e fortë me qeverinë, sidomos për çështjen e kanabisit.

Ndërsa ka zbritur “në gradë” Arben Cicin, duke mos e lënë më shef kabineti, por ta dërgojë njeriun e tij deri dje të besuar si këshilltar diplomatik.

11 komente në “Arsyet e lëvizjeve frenetike të Ilir Metës në Presidencë”

  1. Ku kokpagurja president paska marre nje veteriner per COVID-19, ca e din popullin ku bageti qe i beson luften ndaj virusit nje veterineri ?

  2. Bashkim says:

    Baci kulaci. . . . KRYETARI I SHISHIT I AKTUALI I RAPORTON ME PERPARA ILIRKES DHE ATO GJERA QE KY JA LEJON I RAPORTOHEN RAMES. KA FIRMOSUR KUR U DEKRETUA NGA MUTI SKA SHUME FAJ.. KESHTU KA BERE EDHE ME LLESHAJN E SHUME TE TJERE. KY I MER FIRMAT PARA DEKRETIMIT. HALLALL POR VENDIN NE REC NUK JA ZEN NJERI. E SHOQERON LULBASHOVICI ME DAJRE.

  3. biks says:

    Nuk quhet me presidence por LSI e Like floririt….

  4. Tashti i mbeti rradha presidentit per ta zvendesuar , te shohim kujt do ja besoje !
    Mbase Kacit .

  5. Xhejms says:

    Z.Pata, nje takim me Ju ndoshta do te te ndihmonte te beje nje artikull dyfish te plote. Ju flm

  6. keqardhje says:

    Ilir Meta kujton se populli shqiptar dhe ata qe e perfaqesojne ne parlament jane kafshe dhe mori ne presidence nje veteriner qellimisht; eshte simbolik e idiotesise se mbingarkese qe ka nga ato krime qe ka bere.

  7. Aleanca per mbrojtjen e tallashit says:

    O Lolo,po Lazen mo,
    Laze Ndreun,qe i ngjane aq shume,
    kur do e marce ne Preshi-dence ???
    E kesh harruar fare,po ma kujtoi Gopisti
    para ca ditesh.
    Une jam i mendimit,po qe se Lazja nuk
    pranon te vije ne Preshi-dence,
    atehere ndrysho ti emrin,si Saliu
    diten e lindjes,edhe mer emrin
    Laze Ndreu.
    I ploteson te gjithe parametrat:
    Kokene e madhe dhe me qoshe ose si thote populli:
    Koken si bodile vaji,??
    hunden si cekic ustai

  8. Arbërori says:

    Z. Ylli Pata, frenetike (frenetico, në italisht) në shqip do të thotë “i rrëmbyeshëm, i shpejt, i ngutur, ose shpejt e shpejt, ngutshëm, rrëmbyeshëm”, e dimë që të pëlqen italishtja sepse kujton se mbush boshatinë e intelektit tënd (ashtu si shumë “analistë” apo gazetarë të tjerë), por jeni që jeni, shkruani më mirë italisht dhe përkthimin e bën vetë lexuesi, në çdo 5 fjalë, 2 a 3 i keni italisht.

    P.S, Like bajga edhe buzëqeshjen e ka kërcënuese, përveç se të shtirur, ky njeri nuk buzëqeshi kurrë natyrshëm, por vetëm shtirur.

  9. Destani says:

    Tao tao, maocedun. Karagjoz mbete o derdimen, po tall bythen i gjith populli me ty. Je bere si mbreti lakuriq, me oborrtaret e presidences. Po te ngushtohet laku, ajo haga eshte kembane per ty, prit dhe pak e çoç do shohim, heee gjarper, kujton se ha hodhe. Çoç te duket vetja kur gropos jete njerezish, eeeeee gjarper, kufomat jane ngritur po te vijne verdalle per tu thene pse na vrave, eeeeeee gjarper. Ske hall e derman, pa i kethyer ketij populli ate ç’ka i more jeto tridhjet vjetet e tua ne politiken tende te krimit. Eeeeee gjarper,,,,,,,.

  10. shkodrani says:

    Sa shume i preferon ky idioti keta te shikut,perse ju dashkan aq shume.Ketu ka marre fund cdo gje,nuk mund te perdoren keta tipa per ti perdorur si lojtaret e futbollit….Duket se jo per pune te mira.!

  11. Zgalem says:

    Me ndryshime , pas ndryshimesh , Ilir Meta , kerkon te beje nje administrate te Presidences , me sherbim dyfish . T’i sherbejne me shume LSI-se dhe rogen ta marrin ne Presidence , sepse kane trajtime te diferencuara . Krijoi nje Presidence , ne sherbim te plote te LSI. Emrin ka presidence , por i sherben , Mones , me synim , qe te perballoi fushaten dhe te marri frenat e qeverrisjes . Pse gjithe kjo tollovi presidenciale ? Synojne te marrin tendera , pa fund , per te shperblyer mercenaret e Partise . E keni vene re ish Ministren e INtegrimit , kur del ne TV ? Shume e penduar , qe nuk u be miliardere , por mbeti thjesht milionere . Veterineri Panariti u katapultua ne Presidence , sepse Meta e njef si gjithollog . E pyet , per Covid., per Bujqesine , per diplomacine . Me sa kam informacion , Panariti asgje nuk di me rrenje , perjashto analizat ne laborator , me epruveta . Shkalla e njohjes se vartesve eshte me e vogel se e vete Ilirit , qe e ka presidencen dhe Partine , vetem per te pasuruar . Kete amanet na i ka lene i ndjeri Dritan Prifti , qe e ka njohur Ilirin , ne pallce dhe ne kocke . Zgalem

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje