Kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama si projektues të partive të reja të formuara në prag të zgjedhjeve vendore të 25 prillit.
Nga studio e “Real Story” Basha tha se krijimi i partive të reja nga figura politike të formuara nga PD nuk kanë dalë nga kjo parti, pasi Rama i ka krijuar prej panikut.
Më tej kryedemokrati Basha duke komentuar procesin e zgjedhjes së kandidatëve brenda PD tha se është ai është një proces vlerash dhe lajm i mirë për demokracinë shqiptare.
“E rëndësishme është që të gjithë po vlerësojnë si një proces vlerash. Është lajm i mirë për demokracinë shqiptare. Është premtimi im. Bëmë ndryshimet statutore, me ndihmën e partnerëve tanë planifikuam si do bëhej. Merita i takon demokratëve shqiptarë që u investuan edhe në propozime, edhe në votime.
Eshtë bërë dhe punë. Vendimmarrja merret nga Kryesia dhe Këshilli Kombëtar. Që është një proces vlerash është edhe nga kundërshtarët.
Siç ka nisur do mbarojë, dhe do jetë një shkallare që do demonstrojë para qytetarëve një qasje të re në politikë në administrim dhe llogaridhënie. Qëndrimet e mia janë të qartë, s’ka parti të dala nga PD, janë të dala nga paniku i Ramës. Më 25 prill largohet e keqja, s’mund të nisë ndryshimi pa u larguar e keqja,”- tha Basha.
Pa harruar se ne keto momente para zgjedhore , ka nje vend te konsiderushem edhe propaganta per pushtet . Por te krijohen parti politike nga ish lider te nje partie , ne momente zgjedhiesh , sigurisht jane te qellimshme , per ti vene gur nene rrota partise nga e cila kan dal . Ne te kundert ; pse nukse u formuan per 7 vjet me radhe , nese , nukse pajtoheshin me politikat qe ndjekin lideret e partive te tyre ?. Faktikisht , krijimi i ketyre partive , nukse eshte e rastit , tashme ne shqiperi eshte bere tradite . Ka filluar me partine socialiste , ne momentin e kalimit nga parti komuniste ne parti socialiste , ka vazhduar me Pd-ne , dhe me pas perseri me PS-ne , e se fundi me PD-ne . Ne po hipim ne kal , nukse zbresim me ; por edhe te gjith ne duam me pa tjeter te zeme majen e shkalles . Ne te gjitheve na duket se jemi te aft te drejtojme shoqerine , ekonomine dhe jeten e gjithe vendit , me kaq njohuri qe kemi , na duket se i dime te gjitha .