FOTOT: Mjekët thanë 3 herë se do të vdiste, pacienti me koronavirus del nga spitali pas 7 muajsh

13 Nëntor 2020, 09:13Lifestyle TEMA
FOTOT: Mjekët thanë 3 herë se do të vdiste, pacienti me

Pacienti që ka vuajtur më gjatë nga koronavirusi në Britaninë e Madhe ka dalë më në fund nga spitali, pas rreth 7 muajsh qëndrimi aty.

Taksisti Ali Sakallioglu kaloi plot 222 ditë në spital dhe gjatë kësaj kohe ka pësuar një atak në zemër, mosfunksionim mushkërish dhe dëmtim organesh të tjera. Familjes së tij iu tha nga mjekët në 3 raste të ndryshme se ai do të vdiste.

Por, Aliu doli mbi të gjitha parashikimet dhe e mundi virusin, duke u kthyer në shtëpi.

“Ne mund ta mundim Covidin së bashku. Mund ta fitojmë këtë luftë siç fituam Luftën e Parë Botërore dhe Luftën e Dytë Botërore”, tha 56-vjeçari për “The Sun”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje