Kreu i Myslimanëve lutet për shërimin e Janullatosit dhe George Frendos

13 Nëntor 2020, 10:13Sociale TEMA

Bujar Spahiu, kreu i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, i lutet Zotit për shërimin nga Covid-19 të Kryepeshkopit Janullatos dhe Imzot George Frendos.

Një postimin e tij në Facebook, Spahiu shkruan se e mësoi me shqetësimin lajmin e infektimit të klerikëve të nderuar, të besimit ortodoks dhe katolik.

Kryepeshkopi Janullatos u transportua në Greqi për mjekim të specializuar, pasi ndodhet në gjendje kritike për jetën, ndërsa George Frendo në një nga spitalet Covid në Tiranë.

Postimi i plotë i Bujar Spahiut:

Mësova me shqetësim lajmin e prekjes nga COVID-19 të Anastas Janullatos dhe George Frendos!

I lutem Zotit për shëndetin e klerikëve të nderuar të besimit ortodoks dhe katolik!

Zoti u dhëntë forcë dhe shërim të shpejtë!

10 komente në “Kreu i Myslimanëve lutet për shërimin e Janullatosit dhe George Frendos”

    1. Titi says:

      V.K! Shkoft per lesh talebani neogrek!

  1. Xhejms says:

    Hajde, hajde! Ky eshte lajm! Rrofte shtypi i lire, liria e fjales se lire!

  2. Mos ki merak, se ty dhe ata dy vëllezërit e tu “skipëtarë” nuk ju gjen gjë, se ju ka zoti me kimet.
    Edhe ata luten për ty te zoti njësoj se ti, se dashurija asnjëherë sna ka munguar për njëri tjetrin.

  3. ziguri says:

    Po ato i shpeton zoti nuk kan nevoj per doktorr .

  4. Ujku Plak says:

    Janollen nuk ka budall qe s’di qe ai eshte per interesat e Greqise dhe nuk ka lidhje me Fene ,por ky BQ qe ngre bythe dhe pa punuar jeton mes luxit cfa karin do qe i uron Sherim te shpejt. Politikanet njeri me bq se tjetri,edhe keta te fese me keqe ,mjere Shqiperia.

  5. Genti says:

    Janullati eshte kriminel.

  6. kodrasadikit says:

    Pasi i ka ra korona Janulla duhet te kthjellet dhe ti paguan mekatetet qe si lejojne lutjet ne gjuhen shqipe per popullsine Arvanite atje e njashtu edhe per destruktivitetin e udheheqjes se kishes autoqefale shqiptare .Nese i plotesojne keto kushte zoti do ta meshiron edhe Janullen dhe do ta merre vehten amin …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje