Video që po trondit Italinë, pacienti me Covid vdes në tualet

13 Nëntor 2020, 08:34Sociale TEMA

Video e një të moshuari, i cili humbi jetën në tualetin e një spitali në Napoli, është bërë virale në internet.

Në lidhje me këtë ngjarje të rëndë ka reaguar edhe drejtori i përgjithshëm i spitalit, Giuseppe Longo, i cili theksoi se është për të ardhur keq që ngjarje të tilla bëhen mediatike.

Burri ishte trajtuar për Covid-19 në Spitalin Kardarelja, por shkaku i vdekjes së tij nuk dihet, megjithëse dyshohet se ai pati një sulm në zemër.

Sipas një burimi nga spitali, dikush hyri në tualet për të bërë një foto, ndërsa stafi nuk ishte aty.

2 komente në “Video që po trondit Italinë, pacienti me Covid vdes në tualet”

  1. petrit says:

    Napolitanet jane personat me “korrekt” ne mospagimin e taksave dhe vjedhjen e shtetit.Cfare te mbjellesh do te korresh.Keqardhje per njeriun e vdekur, por secili duhet te beje pjesen e vet ne mbarevajtjen e vendit.

  2. Arnaldo says:

    Joooo….dhe ne itali e vrau rama? Ca paska qene ky rama… Mir na shkaterroi neve, po dhe italine po e shkaterron

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje