‘Duhet 1 pacient në 1 dhomë’, Rama i përgjigjet mjekut Mezini: Ai flet kot si trajner futbolli. S'është puna e tij organizative

12 Nëntor 2020, 22:07Sociale TEMA

Ditën e djeshme mjeku pneumolog Arjan Mezini tha se në spitalet Covid duhet 1 pacient në 1 dhomë në mënyrë që të ulet ngarkesa virale.

Sot në “open” Rama duke iu përgjigjur deklaratës së mjekut, tha se ai flet kot pasi puna organizative nuk është puna e tij.

Me fjalë disi fyese, Rama e quajti mjekun Mezini si një trajner të pavlerësuar futbolli që flet broçkulla pasi në asnjë spital nuk ndiqet praktika që ai përmendi.

Rama: Ky mua më duket si një trajner futbolli i pavlerësuar i Realit të Madridit. Ky flet kot, nuk është puna e tij organizative.

Unë po flas për atë që ai flet jashtë ekspertizës së vetë. Nuk është menaxher spitalesh. Nuk është aty për të dhënë mend si të bëhet puna organizative.

Vasili: Po flet si mjek

Rama: Ai mund të flasi si mjek për specialitetin e tij, jo të japë mend kot.

Ato që thotë ai janë pa lidhje se po të shohim se si bëhet në Francë e vende të tjera, nuk na rezulton se një pacinet ka një dhomë.

Hollanda çon pacintë nga vetja në landet e Gjermanisë se nuk ka vend në spitalet e saj.

4 komente në “‘Duhet 1 pacient në 1 dhomë’, Rama i përgjigjet mjekut Mezini: Ai flet kot si trajner futbolli. S’është puna e tij organizative”

  1. Uau says:

    Të ka hyrë vetja në qef o sulltan. Më avash Arif se nuk te shau mjeku…

  2. Nje votues says:

    Të ka hyrë vetja në qef o sulltan. Më avash Arif se nuk te shau mjeku…

  3. joel shkodra says:

    Perse e thoni fjale “disi fyese”. Jane tamam fyese. Jo po kur thote se “une nuk fyej njeri”. Per kedo ii gjen fjalet fyese.

  4. likefloriri says:

    Mire do te ishte qe cdo pacient te kishte nje vile dhe nje ekip mjekesh ne dispozicion, po si realizohet kjo dhe ku eshte realizuar, kete te na sqaroje ai mjeku. Per rreth 400 paciente do na duheshin 400 vila. Ky mjeku keshillon konfiskimin e te gjitha vilave te ndertuara me para te vjedhura, duke filluar nga likja yne. Nuk do te ishte keq, por likja nuk e leshon vilen, vetem kur ta terheqin zvarre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje