Kryeministri Edi Rama thotë se Shqipëria do ta fitojë betejën me armikun e padukshëm siç e konsideron betejën kundër koronavirusit.
Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Rama premton se do të rindërtojë të gjitha shtëpitë, apartamentet dhe qendrat shëndetësore të shembura nga tërmeti.
Duke i konsideruar dy sfida të rënda për vendin, kryeministri thotë se Shqipëria do të dalë më e fortë, ndërsa e mbyll postimin me deklaratën “më të mirë se ne për Shqipërinë nuk ka!”.
Postimi i Ramës:
Ne do ta bëjmë me të gjitha forcat luftën me Armikun e Padukshëm dhe fronti ynë i mbrojtjes në spitalet Covid do të jetë deri në fund, një shembëlltyrë e vendosmërisë, kurajos, profesionalizmit, pa asgjë mangut krahasuar me kushtet spitalore, kurat farmaceutike, shërbimin mjekësor në spitalet Covid të Europës!
Ne do t’i rindërtojmë një për një shtëpitë, apartamentet, shkollat, kopshtet, spitalet e qendrat shëndetësore të shembura nga tërmeti, në kohë rekord krahasuar me ecurinë e një procesi të tillë në vendet që janë përballur me këtë sfidë!
Dhe Shqipëria do të dalë më e fortë nga këto dy sfida të rënda, të cilat mund t’i përballojë e t’i fitojë vetëm kjo shumicë qeverisëse, sepse ne nuk jemi më të mirët dhe kemi patjetër të metat, gabimet, boshllëqet tona, po më të mirë se ne për Shqipërinë nuk ka!
Resoekt per perkushtimin dhe qendrimit realist per keta armiq te padukshem.Siç veprove me pasojat nga termeti ku fale dyrve te hapura ne te gjithe boten e zhvilluar u be e mundur rindertimi i godinave te renuara dhe kthimi ne jeten normale te te pastreheve!
Mesazhin qe une lexoj sot dhe uroj qe ata qe kane mendje ta lexojne si mesazh shprese duke na dhene shprese qe Shqiperia do te jete nder vendet e para qe do perfitoje vaksinen per Covid 19,fale “Miqeve” te Juaj personalisht duke kapercyer edhe kete armik e koke kolere!Me kete mesazh Ju lartesoheni dhe beni relaitet ate mision per te cilin hyte ne politike duke e nxjerre Shqiperine nga “mesjeta” ku e kishte futur feudali Berishe se bashku me lukunin e tij!
Vertet puna Juaj nuk ka llafe por vepra e vlere.Respekt per kete angazhim duke u futur ne histori si njeriu me ditur e me i respektuar i ketij vendi !Burrat ketij vendi i lindin nje here ne 500 vite dhe ky fat na ra me Ju!Zoti te dhene shendet e populli kurajo per çka bene e do te besh me mençurin qe mbart.
Je 1shi.Shyqyr zoti qe sishte Lule kurva kryeminister se ky vend do kishte mbaruar.
Prandaj dhe te urrejne hijenat e PD+LSI.
Apo kur te mbaroj Kampionati Kombetare
i Ping- Pongut ??
Zoti Kryeminister te pergezoj per arritjet tuaja te ster mundihmeshe . Por nji verejte kisha per ty Personalisht por edhe per liderit e tjere boteror . Poo si ka mundesi qe vendosni veten ne vendin e ZOTIT qe per mua do thoja me plot gojen Apostazi . Si nuk degjova qe kur eshte shfaqur kjo Pandemi te thonit Me besim ne Zotin do kaloj edhe kjo … Por ne ne ne . Po turp nuk u vin aspak juve . Zoti Kryeminister qoi syte nga ai qe na ka krijuar e qe na ka dhen jeten ,dhe do zbulosh qe nuk jeni askushi. Ju dhe te gjithe se bashku . Ju flm pune te mbare dhe Zoti ju ndihmofte nese e kerkoni .