Edmond Panariti "braktis" opozitën, largohet pas 16 vitesh nga LSI: Do angazhohem në një detyrë të rëndësishme

12 Nëntor 2020, 12:01Sociale TEMA
Edmond Panariti "braktis" opozitën, largohet pas 16 vitesh nga

Ish-ministri i Bujqësisë, njëherësh ish deputeti i LSI-së, Edmond Panariti ka njoftuar ditën e sotme se do të largohet nga Lëvizja Socialiste për Integrim.

Në një shënim në facebook, Panariti thekson se do të angazhohet me një detyrë të rëndësishme, por pa bërë me dije se për çfarë bëhet fjalë.

“Që nga dita e sotme kam vendosur të ndërpres angazhimin tim si pjesë e strukturave të Lëvizjes Socialiste për Integrim, për shkak të një ftese për tu angazhuar në një detyrë të rëndësishme .

Me këtë rast më lejoni t’ju falenderoj përzemërsisht për këtë rrugëtim 16 vjeçar të përbashkët, plot sfida, sakrifica dhe arritje.

Duke ju shprehur mirënjohje dhe falenderim për miqësinë vlerësimin dhe mbështetjen, ju siguroj që do të mbetem miku juaj përherë”, shprehet Edmond Panariti.

(TemA)

7 komente në “Edmond Panariti “braktis” opozitën, largohet pas 16 vitesh nga LSI: Do angazhohem në një detyrë të rëndësishme”

  1. E le Liken , tani që po zhytet?! says:

    ??

  2. fati says:

    Jo more aman, po mona ke do te kete ne krah, vasili e hengri, edhe ti te largohesh? Jo mona nuk duhet te japi leje, se keshtu lesh e lija shkon per lesh o doktor i mijeve.

  3. A MË KUPTUAT .....? says:

    Ky ka kusure si ministër.Ka bërë tendera preferencial që shkonin nga leshelisti për leshelistët.
    Nuk ikën nga Meta, se Meta ja ka “”letrat””

  4. Populli says:

    Ky nuk e braktisi por e mori kryeqelbi ta ketë pranë për mendje se e vetja i ka ik për lesh.

  5. Gri says:

    Akoma Lsi nuk ke pare gje! Koha jote mesa duket ka mbaruar! Ju nuk jeni lsI, jeni parti per interesat e Ilirit dhe Mones! Integrim eshte fjala qe asnje nee LSI nuk e kupton! ILIRI & MONA jane anti integrim! Shihni cfare nxjerrin nga goja cdo dite.
    Ky burri e ka kuptuar dhe prandaj po i le targen LSI! Mesa duket Shqiperia po i afrohet integrimin nen ER. Ky proces do njerez. Panariti eshte nje burre i mire, nuk para shkon ne Jale, nuk i hane ngjalat e Lirit dhe mban maske!

  6. Malsori says:

    Panariti eshte shembelltyra e Ilir Floririt dhe e Monika Dybekut.Panariti nuk largohet nga LSI-ja deri sa te ngorth njesoj si Vasili i Fandaksur apo doktor Kerma tek PD-ja.Populli i ka prezent deri sa te behen lugat.Panariti emrohet ne krye te LSI-is tek koka ne Presidence tek Ilir Floriri.Malsori Boston

  7. Bamke Qylollari says:

    Hahaha lajm per nje kokeloqe, dikur laborant ne Institutin e Veterinarise. Aq legen eshte sa pasi ka qene minister i jashtem dhe minister bujqesie, pranon te behet edhe shef kabineti, duke ju bindur pa llafe komandantit. Njesoj si nje gjeneral te pranoje te behet komandant kompanie. Ruajna zot nga servilet dhe mjeranet medioker.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje