Drejtori i OBSH për Europën: Covid-19, jo grip i zakonshëm, mos humbni vigjilencën

12 Nëntor 2020, 12:55Sociale TEMA

Drejtori i OBSH për Europën, Dr. Hans Kluge, në një konferencë të përbashkët me ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, tha se “Covid-19 nuk është grip i zakonshëm” dhe shtoi se “duhet të kujdesemi për grupet në nevojë, përfshirë të moshuarit”.

“I shpreh mirënjohjen qeverisë për përgjigjen e shpejtë dhe vendimtare ndaj pandemisë. Ishte nga të paktat vende që nuk përjetoi një valë të parë. Që nga janari, qeveria ka ngritur mekanizma të strukturuar dhe ka shtuar përpjekjet e saj për të përballuar krizën. I vlerësojmë përpjekjet e Shqipërisë për të rritur testimin dhe kapacitetet gjurmuese. Duhet të mbështesim procesin e izolimit dhe karantinimit”, tha Dr. Kluge.

“Njerëzit po lodhen prej masave kufizuese sepse është një krizë që po zgjat. Duhet të kuptojmë se çfarë i pengon ata grupe personash që nuk i respektojnë masat”, shtoi Drejtori i OBSH për Europën.

Gjithashtu ai tha se vendi ynë nuk ka pasur një valë të parë të COVID, pasi masat janë marrë shpejt. Ai tha se testimet nuk duhet të jenë qëllim në vetvete, teksa shtoi se mbajtja e maskës është një masë mbrojtëse që do të parandalonte përhapjen e COVID.

“COVID nuk është një grip i zakonshëm. Mbulimi universal është prioritet dhe këtë koment, do ia bëj dhe Ramës në takimin e pasdites, duhet të kujdesemi për të moshuar, por edhe kur gjatë verës numri i vdekjeve ishte u ulët dhe kishim shumë raste, ishte se ishin të rinjtë ato që u prekën. përgjigje e shpejtë dhe vendimtare, ishte ndër të paktat vende që nuk pësuar një valë të parë se vendi hyrui në kontroll strikt. Qeveria ka ngritur mekanizma të strukturuara, që përfshin tre strategji të qarta.

Investime të mëdha në fuqinë punëtore të shëndetësisë. Në shumë vende njerëzit dalin thjesht jashtë dhe duartrokasin heronjtë, mos ta harrojmë që kur të mbarojë COVID ne duhet t’u japim mjekëve më shumë mbështetje. Ka ardhur koha për të mbledhur forcat, në të gjitha vendet procesi i testimit nuk është qëllim në vetëvete.

E përgëzoj Shqipërinë që ka marrë pjesë në studimin e solidaritetit, kjo nuk ka ndodhur kurrë më  parë.  Duhet të kuptojmë se çfarë i shtyn ato njerëz që të mos mbajnë maskën, nëse do të rritej mbajtja sistematike maskës ne mund të kishim shpëtuar 260 mijë jetë njerëzish që nga fillimi i shkurtit dhe kjo nuk kërkon aspak teknologji, prandaj duhet t’i shfrytëzojmë këto mundësi”, tha Kluge.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje