U-21, Shqipëria mposht Kosovën dhe mbetet në garë për vendin e dytë

13 Nëntor 2020, 21:23Sport TEMA

Shqipëria U-21 ka triumfuar në takimin e sotëm përballë Kosovë, në takimin që u zhvillua në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Një tre pikësh i artë për kuqezinjtë që mbajnë gjallë shpresën për vendin e dytë në grup.

Kuqezinjtë në këtë takim u drejtuan nga Mustedanagiç, pasi Alban Bushi është i prekur nga koronavirusi.

Golin e vetëm për Shqipërinë e shënoi Çokaj, i cili përfitoi nga një vendosje gabim i mbrojtësve të Kosovës për ta dërguar topin në fund të rrjetës.

Shqipëria renditet në vendin e tretë në grup me 14 pikë, 1 pikë larg Austrisë së vendit të dytë. (TemA)

2 komente në “U-21, Shqipëria mposht Kosovën dhe mbetet në garë për vendin e dytë”

  1. shpikja "ndeshje vëllazërore" says:

    këta gëzojnë kur rrahin kosovën?
    ka shumë vende në botë që janë vëllezër por nuk e quan kush “vëllazërore”

    ajo mbete “miqësore”

    po të luanin ekimet e femrave?

    1. tani durres says:

      po pse mer kaush, vllai dhe miku je soj jane?
      Pastaj, pa diskutim qe na e lan neshjen vete qe te dalim ne vend te pare.
      Ata jane shqiptare

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje