FOTOT: Mori pjesë në dasmën e të vëllait, infektohet me koronavirus ylli i Liverpool

13 Nëntor 2020, 17:32Sport TEMA
FOTOT: Mori pjesë në dasmën e të vëllait, infektohet me

Sulmuesi i Liverpool, Mohamed Salah, është futbollisti i radhës që ka rezultuar pozitiv me koronavirus.

Salah ishte i grumbulluar me kombëtaren e Egjiptit, e cila do të luajë në fundjavë ndaj Togos, në ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Afrikës.

Lajmi është bërë i ditur nga Federata Egjiptiane e Futbollit në një postim në Twitter.

Infektimi i Salah vjen vetëm pak ditë pasi ai mori pjesë në dasmën e vëllait të tij Nasr në Kajro.

Në rrjetet sociale janë shpërndarë edhe shumë foto e video teksa sulmuesi i Liverpool shfaqet duke kërcyer mes shumë personave të tjerë, duke mos respektuar asnjë masë.

1 komente në “FOTOT: Mori pjesë në dasmën e të vëllait, infektohet me koronavirus ylli i Liverpool”

  1. gazetar mocali says:

    i Liverpulit
    ose i Liverpool-it

    na shiteni edhe si patriotë pastaj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje