COVID pushtoi Serie A, 104 raste pozitive. Ja klubi më i prekur dhe ai i vetmi pa asnjë rast

13 Nëntor 2020, 13:05Sport TEMA

COVID-19 është aktualisht duke shkaktuar problem madhore në Europë si pasojë e valës së dytë. Virusi famëkeq është riaktivizuar dhe në këtë formë nuk ka lënë pa prekur edhe botën e futbollit, teksa klube të shumta dhe të ndryshme në Ligat kryesore kanë konfirmuar raste.

Mirëpo, më e prekur ndaj virusit ka qenë Serie A. Deri në këtë moment, në elitën e futbollit italian janë numëruar gjithsej 104 raste. Klubi më i prekur ka qenë Xhenoa me 18 raste, teksa aktualisht te kuqeblutë ka ende një të prekur aktiv.

Pas tyre vjen Parma me 12 raste, e cila ka aktualisht pesë të prekur aktivë dhe më pas është Roma me 11 të infektuar, ku pesë janë aktivë dhe një prej tyre është mbrojtësi i kombëtares Marash Kumbulla.

Sakaq, bie në sy se fatmirësisht për momentin situata më pozitive ka qenë te Udineze e cila nuk ka asnjë rast të konfirmuar.

COVID-19 te klubet e Serisë A:

Xhenoa-18 të infektuar/ 1 aktivë

Parma-12 të infektuar/ 5 aktivë

Roma-11 të infektuar/ 5 aktivë

Sampdoria-8 të infektuar/ 0 aktivë

Fiorentina-7 të infektuar/ 1 aktivë

Inter- 7 të infektuar/ 1 aktivë

Milan-7 të infektuar/ 0 aktivë

Lacio-6 të infektuar/ 3 aktivë ? Nuk janë konfirmuar ende

Sasuolo-6 të infektuar/ 3 aktivë

Juventus-5 të infektuar/ 0 aktivë

Torino-5 të infektuar/ 2 aktivë

Spezia-5 të infektuar/ 2 aktivë

Atalanta-4 të infektuar/ 1 aktivë

Bolonja-4 të infektuar/ 0 aktivë

Kaljari-4 të infektuar/ 0 aktivë

Benevento-3 të infektuar/ 0 aktivë

Napoli-3 të infektuar/ 0 aktivë

Hellas Verona-3 të infektuar/ 0 aktivë

Krotone-2 të infektuar/ 2 aktivë

Udineze-0 të infektuar

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje