SKANDALI: Refik Halili urdhër për të bllokuar komentet e tifozëve

12 Nëntor 2020, 17:32Sport TEMA

Pas eleminimit nga Kupa e Shqipërisë nga ekipi i Korabit, tek Tirana situatë nuk është aspak e qetë.

Kjo për shkak se tifozët në rrjetet sociale kanë akuzuar presidentin Refik Halili dhe drejtuesit e klubit që po synojnë që të shkarkojnë trajnerin Emanuel Egbon.

Në faqen zyrtare të klubit të Tiranës në facebook ka një lum komentesh që hedhin akuza në drejtim të Halilit, ndërkohë që ky i fundit ka dhënë menjëherë një urdhër për të fshirë komentet negative.

Por, në profilin zytarë të klubit të Tiranës në “Instagram” teksa është publikuar rezultati i takimit, është bllokuar opsioni për të komentuar.

E gjitha nga frika për sulmet që tifozët bardheblu po hedhin në drejtim të presidentit Refik Halili. (TemA)

Eleminimi nga Kupa, tifozët e Tiranës akuza Refik Halilit: Ka si synim shkarkimin e trajnerit

 

 

2 komente në “SKANDALI: Refik Halili urdhër për të bllokuar komentet e tifozëve”

  1. Arben says:

    E çfarë ka për t’u habitur këtu . Po ju nuk i bllokoni komentet e njerëzve këtu në portal se gjoja jeni edhe media !?

  2. Beni says:

    Refiku shoferi i caurreles sot esht bo i rendesishme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje