Trajneri i skuadrës së Kukësit, Skënder Gega, nuk ka qenë sot në pakinë për të drejtuar ekipin e tij në ndeshjen e Kupës së Shqipërisë kundër Besës.
Tekniku tropojan është karantinuar në shtëpi, pasi ka rezultuar pozitiv me koronavirus.
Gjëndja e trajnerit të njohur fatmirësisht paraqitet e stabilizuar.
Komunikatë e klubit
Klubi i Kukësit njofton se trajneri Skënder Gega ka rezultuar pozitiv në tamponin e kryer për Covid 19!
Trajneri Gega prej 4 ditësh ka ndjerë simptomat e para të virusit dhe ka munguar në stërvitje për të shmangur çdo kontakt me ekipin duke u vetëizoluar në shtëpi, ndërsa ditën e djeshme ka kryer tamponin dhe nga përgjigja që mori ditën e sotme, ai rezultoi i prekur nga Corona Virus.
Klubi i Kukësit i uron shërim dhe rikthim sa më të shpejtë trajnerit Gega. Të presim më të fortë profesor. Kjo fitore ishte për ty
(TemA)