Kristiano Ronaldos i përfundon kontrata me Juventusin në vitin 2022. Sulmuesi dhe klubi ende nuk kanë pasur një sqarim të vullnetit të tyre për të ardhmen, e kjo ka bërë që disa klube të mendojnë se në verën e ardhshme nëse nuk ka indicie mbi rinovimin e tij me bardhezinjtë, atëherë të bëjnë një ofertë.
PSG ka shprehur një gatishmëri, ndërsa tashmë në këto “ujëra” është edhe Mançester Junajtid. Anglezët kanë qenë klubi i parë i madh europian ku CR7 shkëlqeu dhe tregoi të gjithë aftësitë e tij dhe një rikthim për ta mbyllur karrierën në Old Trafford mund të ishte tunduese.
Megjithatë, në fund si Junajtid po ashtu edhe PSG, duhet të presin sqarimin e marrëdhënies së Ronaldos me Juventusin, teksa e vetmja frikë e bardhezinjve është pjesa financiare ku sulmuesi kërkon një shpenzim të madh për ta pasur pjesë të ekipit.