Bekim Balaj dhe Ylber Ramadani, dolën këtë të enjte në konferencën për shtyp pas miqësores së djeshme me Kosovën dhe për të folur për dy sfidat e radhës që kombëtarja shqiptare do të luajë në Ligën e Kombeve.
Sulmuesi shkodran që realizoi golin e parë në duelin kundër “Dardanëve”, tha përpara mediave se ndihet i lumtur për golin, duke shtuar se në dy sfidat e radhës synimi është fitorja
“Është kënaqësi gjithmonë të shënosh për Kombëtaren. Testi me Kosovën ishte serioz dhe ndihemi gati për dy sfidat e radhës me Kazakistanin dhe Bjellorusinë.
Miqësoret para sfidave zyrtare janë gjithmonë të rëndësishme, pasi sheh çfarë duhet të ndryshosh, sheh formën e lojtarëve. Jemi të gjithë për një qëllim në Kombëtare, të arrijmë fitoren, pastaj se kush luan, e vendos trajneri.
Jemi mësuar të surprizojmë me rezultatet tona. Ekipi është rritur dhe duke ditur nivelin e kundërshtarëve, e kemi të qartë se çfarë duhet të bëjmë. Ndoshta ndihet pak presioni, sepse duhet të fitojmë në këto ndeshje”, deklaroi Bekim Balaj.
Ndërkohë, mesfushori Ylber Ramandani në fjalën e tij ishte në një linjë me Balajn ku theksoi se në këtë dy duele duhet siguruar gjashtë pikët e plota.
“Mendoj që të dyja ndeshjet janë të rëndësishme për ne sepse është objektivi jonë është të kapim vendin e parë dhe në këtë formë duhet të fitojmë me patjetër në këto dy ndeshje.
Duhet të qasemi seriozisht dhe ti marrim një nga një. Mund të dalim me rezultat pozitiv në të dy ndeshjet. Këtu ka lojtarë shumë të mirë dhe mbrojtësit e tjerë që kanë ardhur janë shumë të mirë dhe mund t’i zëvendësojnë pa problem të gjithë ata që mungojnë.
Lojtarët që kemi mund të zëvendësojnë gjithkënd. Mund të luajmë me njëri-tjetrin pa problem jemi të lidhur dhe kuptohemi me njëri-tjetrin. Kosova ka ekip shumë të mirë, por unë mendoj se ne luajtëm shumë mirë dje. E morëm seriozisht dhe them se bëmë një ndeshje shumë të mirë”, përfundoi Ramadani. (TemA)
e dini ju se i trukoni
po qetë burra, patriote, etj
dilni e thuajeni troc qe ndeshjet trukohen
dhe mos e këndoni kot himnin e bukur shqiptar kur trukoni ndeshje para syve të të gjithë shqipërisë