Boksieri anglez ironizon Florian Markun: Qesharake kur pretendon se e kemi frikë!

12 Nëntor 2020, 13:03Sport TEMA

Florian Marku vazhdon të mbjellë sukses në boks, teksa vetëm para pak ditëve e mposhti kundërshtarin e tij që në raundin e parë duke treguar se ishte shumë më i përgatitur, madje ka nevojën për t’u ndeshur me rivalë më prestigjiozë.

Vetë Marku i lëshoi dorezën e sfidës boksierit, Konor Ben, i cili shihet si një nga figurat më të rëndësishme të boksit anglez.

Por, Konor ka refuzuar ftesën e shqiptarit dhe e ka bërë në një mënyrë shumë nënvlerësuese.

Nëpërmjet një reagimi në Tëitter, Konor Ben thekson se Marku nuk ka bërë ende asgjë për të kërkuar sfida ndaj boksierëve më të mirë në Angli si dhe shprehet se është qesharake kur mendon se ata kanë frikë nga ai.

“Më besoni, ai thjesht dëshiron të ftojë luftëtarët kryesorë në Mbretërinë e Bashkuar. Çfarë ka bërë për ta merituar këtë? Pretendon se të gjithë e kemi frikë. Është për të qeshur.

Ai do rrihej nga çdokush prej 20 më të mirëve në Britani”, ishin fjalët e Konor Ben.

6 komente në “Boksieri anglez ironizon Florian Markun: Qesharake kur pretendon se e kemi frikë!”

  1. Komunisti i papenduar says:

    Doreza eshte hedhur nga Marku , i takon nje anglezi ta ngreje dhe ti lene llafet e teperta . Ja sheshi , ja mejdani .

  2. american16al says:

    Cfare duhet te beje Marku qe t’a meritoje ndeshjen me kete skerbyth ????!! Mos duhet te shkoje ne Mars ne fillim, ky ka frike nga ndonje e papritur dhe bene “ te mencurin” ??
    Provoje dhe mbydhja gojen nqs je i sigurte dhe leri llafet e grave.

  3. Miri says:

    Çështje biznesi…asgjë personale. Duan ta ngrenë pazarin prandaj bëhen këto provokime.

    1. bozmeli says:

      ne fakt 7 ndeshje qe ka bere Marku nuk jane shume. duhen te pakten 10-12 per te synuar kreun. sidoqofte ben mire qe fton tjetrin ne ring, por fjalet jane fjale. thjesht ti pergjigjet “nga goja qeke brisk, po grushtat shikohen ne ring”. Ne ring pastaj, kush ta kete patur trajnerin me te mire ka me shume mundesi. eshte ai qe i njef kundershtaret dhe pergatit strategjine.

  4. Edge batutat jane pjes e Biznesit .
    Marku duhet ne cdo rast ti mireprese ironik Batutat,
    nqs synon Nivele Boterore.
    Gjithmone pergjigje inteligjente, duke ironizuar ,
    cdo provokim e batute ,qe ne cdo rast (mbaje mend Mark djali )
    duan te rrembejne E n e r g j i n ?
    Falenderoe Anglezin per humorin e tij Anglez
    dhe bej kontra ,duke i thene :
    Tip :
    ————-
    Ju Anglezet dini te fshiheni jokeq mbas humorit ,
    por Ringu i qesh Humoristet si ty.
    Grushtet e mia ne Ring,
    ta plasin humorin tend ne toke .

  5. Arbert says:

    Marku do I marri me rradhe keta 20 te mire e Anglise. Do duhet te presim sa ti vije rradha ketij tipit. Marku I pamposhtur, se shpejti kampion bote.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje