Supriza në Grupin A të Kupës së Shqipërisë: Korabi trondit Tiranën, Dinamo eleminon Bylisin

12 Nëntor 2020, 16:09Sport TEMA

Kanë përfunduar dy ndeshjet e turit të dytë të Kupës së Shqipërisë në Grupin A që shkuan me shtesë, Tirana-Korabi dhe Bylis-Dinamo.

Dy ndeshjet që kanë dhuruar rezultate surprizë ku janë eleminuar që të dyja skuadrat që militojnë në Kategorinë Superiore.

Korabi ka tronditur Tiranën pas 120 minutash lojë, duke e skualifikuar që në turin e dytë.

Ekipi që drejtohet nga Klevis Dalipi triumfoi me rezultatin 0-1 fal golit të shënuar nga Skuka në minutën e 199-të.

Ndërkohë, edhe Dinamo ka suprizuar në transfertë përballë Bylisit.

90-minutat e këtij takimi u mbyllën me rezultatin 1-1, por në minutat shtesë dinamovitët arritën që të sigurojnë fitoren duke u kualifikuar për në raundin e çerekfinaleve. (TemA)

 

2 komente në “Supriza në Grupin A të Kupës së Shqipërisë: Korabi trondit Tiranën, Dinamo eleminon Bylisin”

  1. Rekordi says:

    në epokën e mafias trukimi quhet “suprizë”

  2. Rekordi says:

    në epokën e mafias trukimi quhet “suprizë”
    si nuk ka këllqe një futbollist i vetëm të tregojë të vërtetën!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje