Planifikimi i Halilit për ta shkarkuar, Egbo: Mezi po prisnin që të humbja një ndeshje

12 Nëntor 2020, 20:31Sport TEMA

Emanuel Egbo e kishte parandjerë me kohë që do ta largonin nga pankina e Tiranës.

Trajneri i bardhebluve, edhe në periudhën kur po bënte serinë rekord të ndeshjeve që çuan drejt titullit kampion, ishte vënë në diskutim disa herë.

Ndaj me sa duket nuk e ka pritur i çuditur këtë shkarkim nga Tirana, siç ka thënë në një prononcim të shkurtër për Top Channel.

“Kishte kohë që prisnin të më hiqnin. Por nuk jam i mërzitur aspak që ka shumë kohë që kanë pritur të humb në ndeshje dhe të largohet trajneri”, ishin fjalët e trajnerit.

Që tregon qartësisht atë që e mendonin të gjithë prej kohësh, që në klub ishin “detyruar” ta mbanin meqë fitoi titullin dhe me gabimin e parë shfrytëzuan mundësinë për ta shkarkuar, duke e përdorur si justifikim për një vendim që e kishin marrë prej kohësh.

1 komente në “Planifikimi i Halilit për ta shkarkuar, Egbo: Mezi po prisnin që të humbja një ndeshje”

  1. Kim été says:

    Ka tranjer të mir Portugalia.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje