Kryetari i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka deklaroi se nuk ka ende një vendim përfundimtar politik për një marrëveshje me PD-në.
Ndoka u shpreh se, do të ishte interesante krijimi i dy koalicioneve opozitare pasi edhe pjesa programore do të ishte disi më e çliruar.
“Unë personalisht gjykoj se do të ishte interesante krijimi i dy koalicioneve opozitare. Ndoshta edhe pjesa programore do të ishte disi më e çliruar.
Sepse për fat në këto zgjedhje opozita ka harkun më të madh opozitar në këto vite pluralizëm nga e majta në të djathtë.
Për fatin e mirë jam i vetmi politikan, si kryetar partie që garoj vetëm në një qark, pra në zonën time elektorale dhe kjo do të ndodhë sërish edhe në këto zgjedhje”, tha Ndoka.
I pyetur nëse nuk arrihet një marrrëveshje me PD, a është i gatshëm për të krijuar një pol të tretë me partitë e tjera të djathta dhe ato që janë krijuar rishtaz, Ndoka tha se po diskutohen të gjitha variantet.
“Normalisht që po diskutohen të dy variantet, pra edhe mundësia që të dalim me dy koalicione. Po shihet më tepër teknikisht se cila është mënyra më optimale për maksimalizimin e votave”, tha ai.
Nard Ndoka foli edhe për objektivin që do të ketë PDK në zgjedhjet e 25 prillit. “Sa i takon kontributit që do të japë PDK për koalicionin, PDK sot është e gatshme me 140 kandidatët, të cilët do të funksionojnë si trupë zgjedhore nesër, për faktin që një listë e përbashkët nuk ka hapësira për të integruar të gjithë kandidatët tonë.
Por sigurisht në ndonjë zonë zgjedhore që kandidatët tanë janë më të favorshëm, mund të integrohen brenda listës së opozitës, në bazë të hapësirave që mund të krijohen”, tha Nard Ndoka për “ATSH”.
Per Minister të Jashtem do të propozojme se je diplomat i klasit të lartë.
Baci kulaci. . PO O I TRETI O I TETI ESHTE E SIGURTE