Nga 2030-a, Britania e Madhe do ndalojë shitjen e automjeteve me naftë

15 Nëntor 2020, 09:46Bota TEMA

Kryeministri anglez Boris Johnson pritet të njoftojë këtë javë se nga viti 2030, Britania e Madhe do të ndalojë shitjet e makinave me naftë dhe ato me benzinë, dhjetë vite para, nga çfarë ishte parashikuar.

Britania kishte planifikuar që të ndalonte shitjen e makinave me naftë dhe benzinë në vitin 2040-të, për të ulur ndotjen nga emetimet e gazrave dhe uljen e efektit serë.

Dike cituar disa burime pranë kryeministrit anglez, e përditshmja “Financial Times” shkruan se Johnson do ta prezantojë këtë plan brenda javës së ardhshme.

Kjo masë nuk do të aplikohet për makinat hibride, të cilat përdorin një kombinim midis karburantit dhe energjisë elektrike.

Kjo do të nenkuptonte një ndryshim rrënjësor të tregut të shitjeve të makinave me karburant të djegshëm.

Sipas të dhënave të fundit, 73.6 % e tregut të shitjeve të makinave në Britaninë e Madhe është e dominuar nga autmjetet me karburant fosilesh, ndërsa vetëm 5.5% e këtij tregu përbëhet nga automjetet elektrike, të cilat janë normalisht më të shtrenjta.

Pjesa tjetër e tregut të shitjeve të automjeteve përbëhet nga ato hibride.

2 komente në “Nga 2030-a, Britania e Madhe do ndalojë shitjen e automjeteve me naftë”

  1. Nikoll Tesla prej Rahoveci says:

    bravo i qofte. Londra perseri do te munde te jete qendra e levizjes se re teknologjike.

    1. Arjani says:

      Londra eshte nje bordello e madhe degjenrimi dhe rracash dhe asgje me shume.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje