VIDEO: Punonjësi i dehur hakmerret ndaj shefit, i shkatërron makinat

15 Nëntor 2020, 09:30Lifestyle TEMA

Një punonjës i dehur në Angli shkatërroi makinën Range Rover të pronarit të tij dhe kabinën e një kamioni pas një konflikti që nisi për pagën.

53-vjeçari Darren Verity përplasi kovën metalike të një ekskavatori në makinën 100 mijë paund të pronarit Thomas Crompton.

Pamjet tregojnë stafin të cilët po përpiqeshin të ndalonin 53-vjeçarin për të mos shkaktuar më shumë dëme në vendin ku punonte në West Bowling, Bradford.

Verity tha para gjykatës se arsyeja pse e bëri këtë veprim ishte se “shoferët e kamionëve kishin marrë rritje rroge, ndërsa unë jo.”

Verity u dënua me 14 muaj burg mbi të cilin rëndon akuza e dëmit kriminal në lidhje me dy automjetet, të cilat të dyja kapnin një vlerë prej më shumë se 200 mijë paund.

1 komente në “VIDEO: Punonjësi i dehur hakmerret ndaj shefit, i shkatërron makinat”

  1. Alban says:

    Mire te gjitha po I besojme po £100000 ku I gjetet se ne video po e shikojme £80000?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje